Analistët amerikanë janë të brengosur për të ardhmen e vendit

“ShBA-ja tani është një fuqi dominuese e stepur”,- thotë Fingar në një intervistë për televizionin “Haber Türk”, kurse Schindler shprehet se “ShBA nuk është më lideri i vetëm i botës. Fuqia e saj do të vazhdojë të bjerë deri në vitin 2050.”

Thomas Fingar thekson se në vitin 2025 Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë më lideri i vetëm në botë.

“Arsyeja përse u futëm në Lindjen e Mesme ishte nafta. Dikur kjo ishte shumë e rëndësishme për ekonominë tonë, por tani jo. Naftë ka kudo. Ndërsa arsyeja pse po qëndrojmë ende atje është politike. Pasi natyrisht që edhe amerikanët thonë: “Pse po derdhim ende para atje, përse është çështje e jona stabiliteti i atij rajoni?”. Dhe me të vërtetë, në Lindjen e Mesme tani kemi shumë pak interesa, për të mos thënë aspak, dhe mbi këtë ishte bazuar edhe politika e jashtme e ish-presidentit Barak Obama”, u shpreh analisti Fingar.

Duke deklaruar se ShBA-ja tani është një fuqi dominuese ngurruese, e detyruar të jetë e tillë, Thomas Fingar tha se Amerika do që të jetë një fuqi dominuese liberale e jo një fuqi imperialiste (ekspansioniste)”.

Kurse analisti i NSA-së, John Schindler brengat e tij në lidhje me të ardhjen e vendit i shprehu me këto fjalë: “Fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të bjerë deri në vitin 2050, kur do të kemi një botë krejtësisht të ndryshme nga kjo e sotmja. Natyrisht, nëse deri atëherë nuk përballemi me një disfatë të madhe ushtarake”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne