Analistët e Pasur në shërbim të Shkelësve të Pasur të Ligjit

 

nga Pirro Prifti

Po vazhdon me muaj të tërë që para zgjedhjeve ashtu dhe pas zgjedhjeve një zhurmë e jashtzakonshme për nxirjen e vëndit, për dhënien e një pamjeve gri të zymtë jo vetëm të ekonomisë shqiptare por edhe të shoqërisë shqiptare (madje edhe të politikës shqiptare e cila me thënë të drejtën atë përshtypje të jep).
Njihet mirë se Kapitalizmi në formën që erdhi në Shqipëri i dëshiruar nga e gjithë shoqëria shqiptare (ndoshta e papërgatitur) në formën e “E duam Shqipërinë si gjith` Europa“, gjatë ndryshimit të Sistemeve, pati dhe vazhdon të ketë pasoja negative të mëdha krahas aty pozitive . Problemet negative të ndryshimit të menjëherëshm të sistemit u shoqëruan me papunësi massive për të cilën mban përgjegjësi sistemi i kaluar por dhe drejtuesit ish-partiakë të sistemit të ri të cilët nën moton e `ardhjes së çekut të bardhë` prishën gjithcka të ndërtuar me aq mundim për shumë vite.
Papunësia massive e viteve `90 shkaktoi largimin e 1/3 së popullatës shqiptare gjë që e cila u reflektua si në rënien ekonomike ashtu dhe në atë sociale. Problemet e tjera negative të sistemit kapitalist si Prostitucioni, Droga, krimet, divorcet, gradualisht filluan të shtohen dhe janë po aq problematike ashtu si dhe në çdo vënd të BE, SHBA dhe mbarë botës kapitaliste.
Dy `injeksionet` për të rindërtuar dhe nxitur ekonominë e rrënuar shqiptare dhe për të shmangur papunësinë, dhanë rezultate të pjesshme pozitive por edhe dramatike negative:
Së pari, injeksioni i pare, Firmat Piramidale të nxitura në mënyrë jo formale nga FMN, shkaktuan probleme në popullatë dhe shkaktuan shëmbjen e shtetit, por një pjesë e drejtuesve të shtetit u bënë të pasur së bashku me rrethet e tyre Familjare dhe Klienteliste,
Së dyti, injeksioni i dytë pas shëmbjes së Firmave Piramidale dhe pas vitit 2000 ( ndoshta jo i formalizuar nga FMN, por sigurisht nga qarqe të interesuara perëndimore), ishte futja gradualisht e Drogave kryesisht e Kanabis-it, në fillim në Lazarat e pastaj fshehurazi në të gjithë vendin, dhe vetëm sot nga fundi i vitit 2017, mendohet se problemi i drogës do të jetë nën kontrollin e plotë të shtetit dhe jashtë sferës së kontrabandistëve dhe kriminelëve të pasuruar nga ky fenomen.
Të dy këto probleme të mëdha , njëra që u shoqërua me shkatërrimin e shtetit dhe tjetra që po shoqërohet me një luftë të madhe politiko-mediatike , madje të jep përshtypjen se kjo luftë po bëhet për të shkatërruar edhe njëherë shtetin në shenjë hakmarrjeje nga ana e Opozitës e cila e ndjen vehten fjatore së bashku me ish liderin e saj për `97, kanë dhënë pasojat e tyre kryesisht negative por edhe pozitive në Ekonomi-politikë dhe në shoqëri.
Lufta midis Dy grupeve të mëdha politike, nëse deri në vitin 2005 është shoqëruar edhe me vrasje dhunë dhe shkatërrime kryesisht nga Opozita e sotme, gjatë periudhës së qeverisjes së Maxhorancës së sotme kjo luftë është e sofistikuar duke lënë pas tashmë dhunën e Demonstratave dhe të thirrjeve për dhunë, por duke përdorur Median dhe Opinionistët dhe analistët (tashmë të pasuruar mjaft gjatë këtyre viteve), që i kanë shërbyer gjatë këtyre 27 viteve politikës shqiptare.
Çfarë po ndodh aktualisht me mediat dhe me Opozitën e cila nuk ka pushuar që nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot kur Kryeministri i Shqipërisë ka marrë më në fund Timonin dhe frenat e Shqipërisë?
Media politike dhe Analistët kanë shpërthgyer në një front të gjërë lufën kundër qeverisjes duke përhapur një mori lajmesh të cilat në shumicën dërrmuese të tyre nuk janë lajme por Opinione të përgatitura si lajme, apo më saktë siç thotë dhe Presidenti i SHBA për këta lloj analistësh të paguar për-Fake Neës, nëpërmjet disinformimit.
Po përse këta analistë të njohur, disa nga ata anëtarë të rinj të Partisë së Punës në vitet 1990, Fahri Balliu një redaktor i dikurshëm i Zëri të Popullit dhe autori i Dramës komuniste `Kyçi i Artë` dramë tre akte e vëne në skenë nga Kombinati i Autotraktorëve për të vlerësuar unitetin Parti-Popull, disa analistë nga familjet e ish-bllokut komunist që në atë kohë jo vetëm që nuk i flisnin me gjë njerëzve të thjeshtë të asaj kohe por dilnin nëpër rrugët e qëndrës së Tiranës me xhinse e pandofle për të përhapur `modën e huaj`, disa analistë që u pasuruan nga Firmat Piramidale dhe ngritën pallate,… e sot të gjithë janë bërë një për të sulmuar Maxhorancën (përfshi e mllefet e vjetra e të reja midis tyre), e cila sipas Rekomandimeve të BE dhe SHBA po realizojnë dy pjesë të skenarit të stabilizimit të vëndit:
Vendosjen dhe zbatimin e ligjit nëpërmjet Vettingut duke nxjerrë para ligjit të pandëshkueshmit dhe shkelësit e tjerë të ligjeve
Stabilizimin e ekomonisë dhe financave të vëndit për hapur fronte të reja pune dhe për të vendosur profesionistët dhe meritokratët në drejtimin e vëndit
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe kryesisht tek shumë ish drejtues politiko-administrativë të viteve 2009-2013 por edhe tek ish drejtuesit e vetë Maxhorancës të viteve 1997-2005, pakënaqësi, e shprehur kryesisht nga dy grupe të mëdha politike të pasuruara jashtzakonisht gjatë këtyre periudhave PD dhe LSI.
Pavarësisht problemeve të hasura gjatë qeverisjes 2013-dhe sot, pavarësisht amalgamës aspak normale midis LSI dhe disa grupimeve politike demokristiane të cilat kishin vepruar në të njëjtën mënyrë me PD në të kaluarën duke i a faturua edhe asaj dështimet politike, Maxhoranca e sotme mori mandatin e drejtimit të vëndit me votën e lirë të popullit dhe po përpiqet që të realizojë objektivat e saj të cilat janë miratuar edhe nga BE dhe SHBA.
Kjo ka shkaktuar shqetësim të madh i cili shprehet në frikën ndaj vettingut dhe në frikën ndaj përballjen me ligjin.
Në këtë pikë Politika e Opozitës pjesë e të cilës është plotësisht e inkriminuar në afera, ka realizuar disa plane taktike madje dhe strategjike për të shmangur dy Skenarët e mësipërm të miratuar nga BE dhe SHBA. Për këtë arësye, pjesë e planit taktik ishte cadra- një mission politik për të zvarritur zgjedhjet dhe Vettingun, dhe tani me daljen me pjesën e kalbur të së majtës e cila ka drejtuar që nga 2002, hartoi edhe një plan strategjik duke nxitur indirekt edhe drejtues të minoritetit madje dhe shtetin fqinjë për të thënë që qeveria 60 ditëshe shqiptare po rrënon vëndin dhe po e nxin në sytë e fqinjëve dhe të BE e të SHBA,- jetën, ekonominë, shoqërinë shqiptare. Sidoqoftë BE dhe SHBA më në fund e ka kuptuar se kjo taktikë e ashpërsimit të tonëve (që në fakt i ngjan luftës së klasave të Enver Hoxhës), nuk ka të vërteta dhe është Fake neës.
Por, cilët ka angazhuar në këtë luftë kundër stabilitetit të Shqipërisë dhe disinformimit publik?
A mos vallë ka vepruar njëlloj si Berisha i viteve 1997-1998- 2007-2011? Jo sigurisht.
Sot Opozita ( në fakt disa drejtues opozitarë sepse shumica dërrmuese e opozitës politike madje edhe e popullit opozitar nuk e përkrah dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë), ka angazhuar pikërisht pinjollët e saj të cilat janë pasuruar në kulmin e pa-ligjëshmërisë dhe mungesës së kontrollit shtetëror, pinjollët e familjeve të ish-diktaturës komuniste të cilët sot i janë futur gazetarisë dhe analizës dhe opinioneve politike, ka kapur një pjesë të mirë të mediave dhe çdo natë vazhdon në kor – ndotja, përbaltja jo vetëm e Maxhorancës por edhe e vetë Shqipërisë. Sepse helbete, Qëllimi justifikon mjetin: për të marrë karriken e humbur duhet të luftosh poshtërsisht, madje duke shitur dhe interesat kombëtare.
Këta analistë&opinionistë që dalin cdo ditë dhe për këtë arësye paguhen jashtë çdo llogjike financiare ( sepse pagesa rrjedh nga paratë e pista) po ndotin Shqipërinë, Kombin, ekonominë, Shoqërinë, sepse politika dihet që është pjesa më e kalbur e shoqërisë shqiptare që kur ajo u përdor nga ish-drejtuesit e PPSH dhe miqve të tyre për të realizuar `paqësisht kthimin në kapitalizëm.
Dihet se informacioni Fals sipas Vokabolarit Merriam-Ëebster- është një informacion i cili u jepet njerzve me qëllim që ata të besojnë në diçka ose për të fshehur të vërtetën.
Qëllimi i fushatave dis-informuese është e njëjta: të frikësojnë ata që kanë rënë në një linjë mjeshtrat e parasë që drejtojnë Partitë.
Në vitin 1939 një shkrimtar që përshkruante aktivitetet e spiunazhit Nazist vërente: “Gjëndja shpirtërore e kombit ishte dyshimi gjatë asaj dekade… dhe kjo është ilustruar nga Gjeneral Krivitski i cili ishte pjestar i `Shërbimit të Dis-informimit Gjerman`- i angazhuar me manipulimin e planeve ushtarake për ti shprehur qëllimin se ..ato ishin vjedhur nga qeveritë e huaja“.
Ky lloj Disinformimi u përdor më vonë edhe nga KGB sovjetike më vonë. (https://ëëë.merriam-ëebster.com/dictionary/disinformation).
Për këtë arësye lindën Portalet që shprehin gjithsesi një të vërtetë më të mirë se sa gazetat dhe mediat e Analistë&Opinionistëve të pasur. Po ta kini vënë re sot po lulëzojnë Portalet që thonë në shumicën e rasteve të vërtetën. Kurse gazetat e njohura që lexohen çdo mëngjes, mbeten pronë e këtyre analistëve të pasur të cilët përhapin helm dhe vrer për çdo gjë madje shumica e dëgjuesve ndjen neveri për disa nga këta të cilët nuk e kanë për gjë të shajnë Heroin Kombëtar, të shajnë Heronjtë e Popullit, të shajnë atdhetarët e vërtetë, dhe rilindasit që formuan shtetin shqiptar, të ngrenë në qiell lloj lloj kriminelësh dhe tradhëtarësh e kolaboracionistësh.
Sidoqoftë, po ky grup Fake-news-ësh ka hapur si kundërpërgjigje , portalet e veta, dhe për këtë arësye ashtu siç thotë Kryeministri një pjesë e mirë e gazetarisë së paguar mire, është bërë `kazan mediatik`, në të cilën vjell vrer dhe sulmon vetë i akuzuari, i paprekshmi, ai që duhet të mbante përgjegjësi.
Kjo arrihet ashtu sikundër thotë populli: Hajduti bërtet ..kapeni Hajdutin.. apo latini : `mbrojtja më e mirë është sulmi`.
Dhe kjo po ndodh nën hundën e popullit, dhe qeverisja e ka të pamundur të verë rregull në këtë abyss mediatik plot rrena ku ëngjëjt, ose janë baltosur, ose i kanë lënë pa mjete jetese e për pasojë nuk flasin dot- kurse djajtë kanë veshur lëkurën e ëngjëllit; dhe populli dëgjon dhe habitet se si një `qëngj` i opozitës, bërtet me ulërimin e ujkut. Ndoshta është fundi i botës…
Sidoqoftë, argument tjetër është se në asnjë nga gazetat e shkruara, përveç gazetës Sot, nuk kritikohet Presidenti i tanishëm dhe ish Kryeminisri, megjithë problematikën kontradiktore të tyre në të kaluarën.
Kjo realizohet me atë element që tha gazetari italian tha në një emission te Top Channel: `….disa gazetarë e bëjnë opinionin-lajm, gjë e cila është e gabuar, Lajmi duhet të jetë lajm i konfirmuar dhe jo opinion…`; pra kjo, shpesh në makinën diabolike të analistëve të pasur shqiptarë, është në fakt shpifje apo Fake News i cili përdoret si kundërpërgjigje ndaj punës së Maxhorancës.
Fake News dhe Dis-informimi përdoren edhe si zhrumues për të çvendosur vëmëndjen e publikut nga e vërteta. Pikërisht kjo gjë ka nxitur sulmin e këtyre gazetave-analistë të pasur sigurisht jo vetëm me urdhër të dikuj të Opozitës, por edhe për të mbrojtur vehten e tyre.
Droga-Kanabisi tema e preferuar e Opozitës e cila për shkak të rrezikut që ndjen se mos përballen disa drejtues të tyre me Drejtësinë pas Vettingut,- kanë lënë mënjanë Programet dhe Projektet me anë të të cilave mund të marrin pushtetin në të ardhmen, dhe po sulmojnë fort duke u përpjekur ti a faturojnë drogën Maxhorancës, duke e ditur fare mirë që droga lulëzoi në kohën e tyre , nuk u bë asnjë demarsh për crrënjosjen e saj, morën fitimet e asaj droge të mbjellë në Lazarat dhe kudo, duke dis-informuar vëndin dhe ndërkombëtarët me anë të heshtjes mediatike.
Sot Analistëve të pasur të Medias u është dhënë urdhëri që të sulmojnë dhe të shtrembërojnë çdo gjë, për të përbaltur dhe faturuar PS-në me këtë problem. Fatmirësisht Maxhorana e ka bashkëpunimin zyrtar me ndërkombëtarët dhe në fund të vitit Kanabisi nuk do të jetë më problem.
Këta analistë&opinionistë të pasur nëpërmjet emisionëve të tyre diabolike si `Të paekspozuarit ??` ( në fakt nuk ka më të ekspozuar se sa ata, dhe ata që thirren aty…), apo në emisionet e Fevziut, në gazetën e ish-komunistit Fahri, etj, përpiqen me çdo kusht të shkatërrojnë çdo gjë pozitive që po ndodh në Shqipëri dhe përpjekjet e Qeverise për të kthyer në normalitet vëndin.
Le të shpresojmë që kjo klasë jashtë norme e analistëve të pasur që u ngjan varfanjakëve të pasuruar me shpejtësi, të mbajnë përgjegjësi për ato ç`ka thonë./ Gazeta Impakt

priftipirro2017@gmail.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne