Analisti shqiptar thotë se Albin Kurti rrezikohet që të vritet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po konsiderohet si i vetmi lider në Kosovë që mund të marr pushtetin aktualisht.

Por analistët thonë se si rrjedhojë e kësaj, Kurtit mund t`i rrezikohet edhe jeta nga kundërshtarët politikë.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se Lideri i VV-së, Albin Kurti ka treguar guxim edhe në luftë andaj është në natyrën e tij guximi.

Sipas tij, deklarata kundër Baton Haxhiut, vjen jo për shkak se ai është bashkëpunëtori i UDB, por se po realizon planet e tyre për ndarje të Kosovës.

“Një gjë e tillë nuk pranohet nga kush do që ka gjak shqiptari, përveç atyre që janë infektuar nga Serbia. Albini rrezikohet nga elemente të SHIK-ut që kontrollohen nga PDK, e që është pjesëmarrëse në këtë pazar të copëtimit të vendit. Besoj se elementet e UDB-së dhe SHIK-ut janë të rrezikshme për këdo që u del kundër përpjekjeve të tyre për ndarje, pasi kështu janë të paguar për të vepruar. Besoj se si Rugova dikur që ishte pengesë për realizimin e skenarëve të errëta, ashtu edhe sot Albin Kurti është pengesë, andaj rrezikon edhe të eliminohet ose të helmohet”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne