Analiza e Lubonjës/ “Gjermania na ka lënë pezull”

Analisti Fatos Lubonja komenton rolin e Gjermanisë në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në emisionin “Studio e Hapur”, Lubonja thotë se për momentin qëndrimi i Gjermanisë në raport me Shqipërinë është më shumë “JO” sesa “PO”, por në këtë çështje sheh të përfshirë edhe rastin “Tahiri”.

“Të them të drejtën, sepse deri tani jemi të informuar vetëm nga mediat pasi nuk kemi informacione nga andej. Unë e fus edhe Tahirin në këtë çështjen e negociatave. Nuk është aq e thjeshtë sa të thuhet “Fut Tahirin në burg që të marrësh negociatat”. Atë e fut drejtësia në burg dhe keta dhe ata e dinë. Unë them që edhe kjo ideja që “po tha Merkeli “po” është e prerë, nuk qëndron më. Thotë ajo “po”, por thotë Makron “Jo”, etj. Mendimi im është që ata na kanë lënë pezull. Është më shumë “jo” se “po” për mua” – tha Lubonja.

Ai është i ashpër me Ramën për të cilin thotë se me menyrën si po qeveris, BE nuk duhet t’i japë oksigjen, por një ultimatum.

“Është antishqiptare ta futësh Shqipërinë në këtë gjendje dhe t’i japësh frymëmarrje kësaj qeverie që duhet ndëshkuar. Me arrogancën e këtij kryeministri që shkon dhe atje dhe na thotë të gjuthëve “kazan”. Si mund ti japësh këtij frymëmërrje dhe për më shumë. Ky ka nevojë për ultimatum dhe jo konfirmim” – thotë Lubonja në analizën e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne