ANALIZË: Një luftë e re civile arabe

Dr. Makram RABAH

Gjatë të kaluarës së tyre të lashtë dhe disi mistike, arabët, të cilët mburren me prejardhjen e tyre të përbashkët dhe lidhjet vëllazërore, kanë luftuar betejat nga më të hidhurat deri më tani. Më famëkeqja ishte lufta e Dahis dhe Habra, e cila nga një garë e thjeshtë me kuaj u shndërrua në një luftë katër dekadëshe mes dy prej fiseve kryesore në Arabinë para-Islamike.

Më herët gjatë kësaj jave, me sa duket nën rrethana krejtësisht tjera, eruptoi një konflikt i hapur mes Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit në njërën anë, dhe Katarit në anën tjetër, në të cilin grupi i shteteve arabe e quajtën Katarin një armik të tyre me pretendimin se sponsorizon terrorizmin dhe se ndërhyn në punët e tyre të brendshme.

Ndonëse nuk është ndonjë sekret se Katari dhe pjesa tjetër e fqinjëve të saj arabë gjithmonë kanë përplasur kokat mes vete, kjo “Luftë e Ftohtë” arabe bart me vete një sërë sanksionesh ekonomike dhe financiare që synojnë të izolojnë dhe të thyejnë vendosmërinë e këtij shteti prodhues të gazit, duke e sjellë në vijë të njëjtë me atë të cilën këto vende arabe pretendojnë të jenë një konsensus më i gjerë arab.

Pasojat e kësaj ngatërrese vëllazërore që ndodhi menjëherë pas vizitës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Arabinë Saudite dhe qëndrimit të tij në Samitin e Rijadit më vonë, është herët të maten mirëpo dëmi ekonomik dhe politik i cili do të shkaktohet në të dyja anët, gjithsesi se nuk është i mirëseardhur për palët e përfshira. Pavarësisht zhvillimeve, masat ndëshkuese ndaj Katarit së shpejti do të ndihen qartë në rajon, pasi Arabia Saudite dhe aleatët e saj janë të vendosur të ulin rolin e Iranit, një përpjekje të cilën nuk kanë arritur të realizojnë deri më sot.

Në këtë kontekst, do të jetë shumë interesante të monitorohet kriza e Sirisë, pasi futja e Sirisë në karantin ka sjellë Egjiptin në skenë, pasi më herët kishte vendosur që haptazi të përkrah Bashar al-Assadin, të cilin e kishte llogaritur për një aleat në luftën kundër gruopeve ekstremiste islamike siç janë Al-Nusra në Siri dhe Vëllazëria Muslimane në Egjipt dhe jashtë.

Pjesa dërmuese e akuzave ndaj Katarit kanë të bëjnë pretendimet se përkrah grupet ekstremiste sunite, si dhe për bashkëpunimin dhe ndihmën financiare që i jep Hezbollahut dhe Forcave për Mobilizim Popullor të Irakut, të njohura me emrin Hashd al-Shaabi.

Si pasojë, presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi nuk do të mund më, të përdorë Katarin si pretekst për mbështetjen e tij ndaj regjimit të pamëshirshëm të Asadit. Nga shkaku i pranisë së Katarit, që është përkrahësi më i madh i Vëllazërisë Muslimane të përmbysur, në vitet e kaluara Egjipti është përmbajtur, më konkretisht ka refuzuar t’i bashkohet Arabisë Saudite në konfrontimin e saj të hapur ndaj Iranit.

Megjithatë, tani Egjipti e ka patjetër t’i bashkohet koalicionit të themeluar nga Arabia Saudite me qëllim të çrrënjosjes së terrorizmit, i cili përfshinë edhe terrorizmin i cili për sauditët vjen Irani. Kjo duhet gjithashtu të materializohet me pjesëmarrje të fuqishme egjiptiane në çdo aksion ushtarak të ardhshëm, qoftë në Jemen kundër Husive apo kudo që të jetë e nevojshme, në Siri apo gjetkë.

Ajo që mund të jetë akoma më e dëmshme për Iranin dhe aleatët e saj lokalë është se përçarja Katar-Gjiri ndërpret shanset e tyre për të përforcuar praninë në terren. Kjo akoma më shumë mund të zhgënjejë Iranin i cili e ka të qartë mesazhin nga vizita e Trumpit në Arabinë Saudite, që lë të nënkuptohet se kanë përfunduar ditët e administratës Obama e cila ishte paqësore ndaj persëve.

Për më shumë, ndërsa në të kaluarën Katari kishte në opsionet e tij mbajtjen gjallë të një kanali rezerv me Iranin, kjo marrëdhënie tashmë është e pranueshme nga fqinjët arab të Katarit, por edhe nga Trumpi i cili ka marrë anë shumë qartë, duke zgjedhur Arabinë Saudite. Pavarësisht situatës së përkeqësuar, Katari ka mbetur disi i përmbajtur në përgjigjen ndaj sanksioneve të imponuara.

Ndërsa mediat e saj kanë sulmuar në mënyrë aktive Arabinë Saudite dhe aleatët e saj për veprimin e marrë, lidershipi i Katarit ka pranuar një ofertë nga Emiri i Kuvajtit për ndërmjetësim. Fakti që Katari ka pranuar ofertën e bërë, është tregues i qartë she ky vend ndoshta dëshiron të shmang eskalim të mëtutjeshëm dhe të gjejë paqe.

Për më shumë, kjo mund të paraqesë një sinjal për Iranin dhe ndihmësit e tij se Katari do të qëndrojë jasht konfrontimit.

Katari do të përmbahet nga veprimet përçarëse të cilat mund të sjellin ndëshkime të mëtutjeshme nga shtetet e Gjirit.

Fundja, kjo përplasje mund të shndërrohet në një konfrontim me një kohëzgjatje më të madhe me mundësi të pafundme.

Por, çfarëdo qoftë rezultati, Irani ndoshta do të duhet të paralajmërohet se nëse këto shtete arabe janë të gatshme t’ia bëjnë këtë vëllait të tyre, sa larg do të shkonin për të lënduar një armik? Për këtë do të dëshmojë koha.

– Shkrimtari është ligjërues në Departamentin e Historisë të Universitetit Amerikan të Bejrutit. Ai është autori i “Një Kampus në Luftë: Politika Studentore në Universitetin Amerikan të Bejrutit, 1967-1975”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne