Andi Bejta thyen tabu: Poston foto poligamiste

Analisti i njohur Andi Bejtja ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto me gruan dhe ishgruan e tij. Kjo foto ka lënë pa fjalë shumë nga konservatorët e familjes monogame të cilët nuk e pranojnë një raport të tillë. Pavarësisht se Kodi ynë i familjes njeh martesën me një grua por edhe bashkëjetesën, ndërkohë nuk ka një rregullim ligjor që këto të dyja të mund të përjashtojnë njëra tjetrën apo të ekzistojnë në të njëjtën kohë.
Analisti Bejtja ndoshta ka qenë më i drejtë në publikimin e një raporti të tillë, ndërkohë që shumë të tjerë, ndoshta edhe konservatorë të monogamisë, fshehtas prej vitesh bashkëjetojnë me gra të tjera me statuse te cuditshme që nuk ka as ligj e as moral që ti rregullojë problemet sociale që krijojnë.
Ndoshta do ishte koha që gratë të luftojnë për njohjen me ligj të poligamisë si formë mbrojtje e të drejtave të tyre, si dhe për të qetësuar ndërgjegjien e atyre burrave që lodhen aq shumë te duken monogamë pa qenë të tillë.
Ndoshta legjitimimi i poligamisë më vonë do të njihte Bejten si flamurtarin e parē të personazheve mediatikë, i cili guxoi të shprehë në publik atë që ndodh në realitet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne