Andi Lila flet për Superligën: Dua ta mbyll te Tirana, Partizani “parkon autobuzin”; Kukësi dhe Skënderbeu diskutojnë titullin

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi që Lila ishte i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” në krah të presidentit Refik Halili. Kujtojmë se Andi Lila ka luajtur në të kaluarën me skuadrën kryeqytetase, madje ka mbajtur edhe shirtin e kapitenit.

Për Andi Lilën, duket se ky do të jetë sezoni i fundit në kampionatin grek, pasi do të largohet nga PAS Janina për të luajtur në Azerbajxhan. Të paktën, ky ka qenë lajmi që ka qarkulluar dje në mediat greke dhe këtë e konfirmon vetë Lila në një prononcim për Supersport.

“Duke parë që jam në fund të kontratës në Janinë pas 5 vitesh e gjysmë atje, kam menduar që të lëviz në një kampionat tjetqër. Shpresoj që diçka të bëhet në ditët në vazhdim. Pretendoj për një kontratë 3 vjeçare duke parë edhe moshën time.

Arsyeja e largimit tim nuk është video. Unë kërkova një falje të sinqertë, sepse nuk flija i qetë, duke ndjerë një keqardhje, si të them një turp. Kryeprifti Maksimus tha që shumë njerëz mund të bëjnë batuta të tilla me fetë, por nuk vijnë kurrë të pendohen.

Andi u pendua tha ai, dhe shyqyr që e kemi mes nesh. Opinioni u kthye për mirë, por edhe presidenti, trajneri dhe shokët e skuadrës ishin në krahun tim, pasi mund ti ndodhë gjithsesicilit”, u shpreh Lila.

Më pas ai vijoi dhe foli për Superligën, Tiranën , Partizanin, Skënderbeun dhe Kukësin. Sipas tij të kuqtë nuk janë për titull.

“Një kontratë 3 vjeçare do të kishte qenë perfekt dhe një vit me Tiranën në Shqipëri. Do të kisha qenë shumë i lumtur. Pas shumë viteve e ndoqa Tiranën në stadium përkrah presidentit Halili dhe kisha shumë emocione. Dolëm kampionë në 2009-ën, por ajo skuadër me këtë të sotmen ndryshojnë shumë. Lojtarët e tanishëm janë të rinj në moshë dhe pas 2-3 viteve do të bëjnë spektakël dhe do të fitojnë trofe.

Kukësi ka një skuadër shumë serioze. Është një nder skuadrat në Europë që nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe kjo është madhështore. Nuk diskutohet që i ka të gjitha shanset të dalë kampion, por ka marrë shumë barazime. Nuk më pëlqen mënyra e lojës së Partizanit që shënon një gol dhe pastaj e vendos autobusin te porta. Një skuadër me aq shumë talente dhe kualitete do të më pëlqente të dhuronte spektakël.

Unë shoh Skënderbeun sërish të fort në garën për titullin. Skënderbeu ka skuadër të jashtëzakonshme dhe luan futbollin më të bukur. Mendoj që gara mes Kukësit dhe Skënderbeut do të jetë shumë e fortë”, përfundoi Lila./ newsport.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne