Andrey Gromiko si këshilltar i politikës së jashtme ruse

nga Hazal Yalın.

Është pothuajse e pamundur që të kuptohet politika aktuale e jashtme e Rusisë pa kuptuar politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik si dhe Ministrin legjendar të jashtëm të Bashkimit Sovjetik, Andrey Gromiko.

Qoftë në perëndim, qoftë në Turqinë që ka arritur të kalojë shumë pak kufinjtë intelekutal dhe akademik të Perëndimit, kur thua marrëdhënie diplomatike, gjëja e parë që vjen në mendje është libri i trashë sa një bllok me titull Diplomacia i Kissingerit.

Kissingeri është një prej arkitëektëve të politikës së jashtme globale dhe sulmuese që fillon nga Vietnami dhe zgjatet deri në Bangladesh dhe nga Qipro deri në Kili, po kështu sic shihet qartë edhe në rastin e Ukrainës vazhdon që të ketë ndikueshmëri në këtë politikë të jashtme për këtë arsye interesi për tëështë i natyrshëm dhe i drejtë.

Megjithatë ai është i mangët.

Në këtë artikull dëshiroj t’i ofoj lexuesve një panoramë të ministrit legjendar të jashtëm të Bashkimit Sovjetik, Andrey Gromiko dhe ndikueshmërisë të Gromikos në politikën e jashtme ruse duke u mbështetur në një grumbull kujtimesh të tij të publikuara në vitin 1988, duke marr

parasysh këtu edhe marshin e mundësisë së pavërtetësisë së këtij publikimi.

Kjo për arsye se është pothuajse e pamundur që të kuptohet politika aktuale e jashtme e Rusisë pa kuptuar politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik si dhe Gromikos.

Vazhdueshmëria në politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik dhe Andrey Gromıko 

Sipas një studimi, Gromiko është ministri i jashtëm që ka shërbyer për periudhën më të gjatë në shekullin e 20 (28 vite pa ndërprerje nga viti 1957 deri në vitin 1985) dhe është tërësisht e drejtë që gjithë rrënjët e politikës së jashtme të Bashkimit Sovjetik, por edhe të Rusisë, stilin, qëllimet dhe aplikimin e tyre t’i gjejmë tek Gromiko.

Ai lindi në vitin 1909 në Biellorusinë e sotme. Në fakty nuk ka studiuar diplomaci, por ka studiuar ekonomik. Në 1936 ka dorëzuar tezën e doktoraturës me temë “Buqësia në SHBA” dhe më pas filloi të punonte pranë Insitutit Ekonomik të Akademisë së Shkencave të BS (Bashkimit Sovjetik). Ekonomia kapitaliste ka qënë një nga temat kryesore që i ka tërhequr vëmendjen gjatë gjithë jets së tij. Në vitin 1957 publikoi librin me titull “Kapitali i Eksportit Amerikan. Nga historia e kapitalit të eksportit të SHBA-së si mjet i shpërndarjes ekonomike dhe politike.” Libër  i cili në të njëjtin vit do ta bënte edhe ministër të jashtëm të BS.

Në vitin 1981, kur publikoi librin me titull “Përhapja e Dollarit” vazhdonte të shërbente si ministër i jashtëm. Po kështu, ishtye ende në krye të detyrës kur publikoi librin “Shpërndarja e Jashtme e Kapitalit: Historia dhe Aktualiteti.” Ky libër është vecanërisht i rëndësishëm përsa i përket paraqitjes së këndvështrimit të tij në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare. Nga viti 1983 deri në vitin 1983 ka shërbyer në detyrën e redaktorit të revistës Jeta Ndërkombëtare, “Международная жизнь”. Ndërsa në vitin 1988 ka publikuar “Kujtimet” në dy vëllime.

Mesa duket, aftësitë e tij si dhe specialiteti i tij në lidhje me SHBA-në patën tërhequr shumë vëmendje sa që në vitin 1939 ishte vetë Molotovi ai që e ftoi të punonte në Komisionin Popullor të Punëve të Jashtme. Në këtë komision ai punoi si kryetar i grupit për Shtetet e Bashkuara. Pas një kohe të shkurtër u thirr nga vetë Stalini dhe u dërgua në SHBA me urdhrin e tij për  të shërbyer si këshilltar i ambasadorit të saj kohe në Uashington.

Në vitin 1944 mori pjesë në konferencat e zhvilluara në Dumbarton Oaks, ku më pas do të krijoheshin Kombet e Bashkuara, si kryetar i delegacionit të Bashkimit Sovjetik. Nga viti 1943 deri në vitin 1946 shërbeu si amasador i Bashkimit Sovjetik në Uashington. Ndërsa nga viti 1946 deri në vitin 1948 shërbeu si përfaqësues i Bashkimit Sovjetik si antar i përhershëm i

OKB-së. Në periudhën nga viti 1949 deri më 1952 shërbeu si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 1952, duke qënë se firmosi me Kinën një marrëveshje pa u konsultuar me ministrat e tjerë, në shënjë dënimi u largua nga qeverisja për të shërbyer si ambasador i Bashkimit Sovjetik në Londër.

Megjithatë, pas vdekjes së Stalinit u rikthye përsëri tek punët e jashtme. Në vitin 1957 u emërua  Ministër i Jashtëm nga vetë Hrushcovi. Megjithatë, dalja në plan të dytë të Gromikos gjatë krizës së raketave të Kubës ishte një shenjë e opinoneve të kundërta në lidhje me marrjen e kësaj situate në dorë nga vetë Rushovi; në vitin 1964 opozita ishte bërë shumë të qartë qëndrimin e saj kundër Rushovit, për këtë arsye, Gromiko vendosi të qëndronte i heshtur në lidhje me qëndrimin e tij.

Në vitin 1985, me zgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik tëGorbacovit, Gromiko u largua nga të gjitha detyrat e tij. Dihet tashmë se, Gormiko jo vetëm e shihte sit ë vështirë ndryshimin, por edhe e ka kundërshtuar haptazi politikën e tij të perestrkjës. Ndërkohë që, ashtu sic e ka pranuar edhe vetë në deklaratën e tij të fundit për shtyp, ai ka qënë ndër personat që kanë propozuar Gorbacovin si Sekretar të Përgjithshëm tëKomitetit Qëndror. (Në të vërtetë dihet se Gorbacovi arriti të përforcohen nëpërmjet shefit të asaj kohe të shërbimeve ruse, Andropov; kështu që mund të thuhet se ministri i jashtëm është detyruar të marrë një vendim të këtillë duke marrë parasysh se Gromiko ishte i vetëdijshëm se ndryshimi i Bashkimit Sovjetik ishte i pashmangshëm tashmë dhe se ishin në të njëjtin mendim me Andropovin se tashmë reformat ishin një domosdoshmëri e pashmangshme.) Akoma edhe sot ekzistojnë diskutime të ndryshme sipas të cilës nëse në vend të Gorbacovit do të ishte zgjedhur Gromiko, historia do të merrte një tjetër rrjedhë.

Në një deklaratë për shtyp të bërë pas dorëheqjes nga detyra, kur i është drejtuar pyetja, “A keni armiq” në përgjigjen e tij nënkuptohet se ka përmendur si armiq kryetarin e partisë Gorbacov bashkë me ekipin e tij, duke përfshirë qeverinë që prej vitit 1985:

“Gjithmonë kam pasur dy kundërshtar: kohën dhe injorancën e njerëzve që ngrihen në shkallët  e suksesit nga rastësia.”

Gromiko dhe Stalini

Mesa mund të kuptohet nga kujtimet e tij, personi e ka impresionuar më së shumti Gromikon në gjithë karrierën e tij ka qënëStalini.

I lindur në vitin 1909, kur ende ishte një diplomat i ri, Gromiko gjatë viteve të luftës, nën udhëheqjen e ministrit të jashtëm të asaj kohe, Molotov ka punuar krah për krahu në dhomat e punës me Stalinin. Mesa kuptohet, gjakftohtësia, të punuarit larg propagandës, njohuritë në detaje rreth historisë dhe mënyra analitike e vlerësimit të armikut në mënyrë objektive të Stalinit e patën impresioniuar jashtë mase këtë diplomat të ri. Ai shkruan se, ndërkohë që Hitleri masakronte popullin në Bullgari dhe diskutohej bashkëpunimi me mbështetësit e mbretërisë, Stalini është shprehur se:

“Një qëndrim i këtillë kundrejt Bullgarisë mund të shpjegohet vetëm me planin e krijimit të Prusisë.”

Atëherë kur trupa komanduese e Hitlerit dhe ushtria e tij vazhdonin të rezistonin edhe pse ishte bërë e qartë tashmë se Gjermania e kishte humbur luftën, Stalini është shprehur se:

“Është e pamundur të anashkalosh një qëndrim karakteristik të gjermanëve në rast lufte, të cilin e kanë treguar shumë herë: qëndrimi dhe këmbëngulja që tregojnë ushtarët gjermanë… Historia na tregon se ushtarët më këmbëngulës janë ata rusë, dhe pas rusëve vijnë ushtarët gjermanë, ndërsa të tretët janë…. ushtarët polakë.” Sipas vëzhgimit të Gromikos: “Stalini ka bërë një vlerësim në lidhje me ushtarët gjermanë duke u mbështetur në elementë objektivë, duke shmangur cdolloj ndjenje dhe ndjesie dhe duke u mbështetur në një plan historik.”

Për më tepër Gromiko shton se është prej atyre njerëzve që nuk janë aspak të shqetësuar në lidhje me ndonjë dështim në frontin e Stalinit dhe se ka besim të plotë se atdhedashuria e popullit sovjetik do të sjellë fitore të prerë për partinë, Komitetin Qëndror dhe Stalinin.

Një pikë interesante që gjendet në kujtimet e Gromikos është simpatia që ai kishte për personalitetin e Stalinit, pavarësisht se më vonë do të luante një rol aktiv dhe të rëndësishëm në periudhën në të cilën Stalini do të cilësohej si një element “destabilizues.” Një shembull i këtij admirimi janë fjalët e mëposhtme:

Më pas do të bëhej me dije se forcat e mëdha dhe shkatërruese gjatë periudhës së luftës kishin arritur ta shkatërronin fuqinë fizike të Stalinit. Megjithatë, pika më suprizuese këtu është se Stalini arriti të jetonte deri në momentin e fitores edhe ps vetë ishte rraskapitur nga të gjitha punët që kishte bërë.”

Gjithashtu është e ditur se Gromiko ishte i mendimit se bashkimi i dy Gjermanive ishte i pashmangshëm dhe se këtë pashmangshmëri e mbështeste tek ajo që thoshte Stalini. Nëse

shohim këndvështrimin e Gromikos, ai thekson se fillimisht Stalini ishte mbështetës i idesë sëndarjes asë Gjermanisë dhe se një ditë përsëri do të vinte bashkimi; megjithatë shprehej se një gjë e këtillë duhet të arrihej duke marrë parasysh pikat në lidhje me sigurinë kombëtare të Bashkimit Sovjetik.

Pavarësisht se në përgjithësi në perëndim pretendohet ndryshe, kjo gjë shpjegon edhe ngjarjen në lidhje me qëndrimin kundër të Gromikos në periudhën Gorbacovit për shpërbërjen e Republikës Demokratike Gjermane: Gromiko ishte i qëndrimit se realizimi i një bashkimi të Gjermanive me tërheqjen e trupave sovjetike do të hapte rrugën për shpërbërjen e vetë Bashkimit Sovjetik, gjë që përbën një problematikë të rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Gromiko dhe vazhdeshmëria e politikës së jashtme ruse

Në vitin 2009, me rastin e njëqind vjetorit të Gromikos u publikuan punime interesante nën titullin “Negociata  që zgjasin për dhjetë vite janë mëse një ditë lufte”. Në këto punime u publikua edhe artikulli i prof. Doktorit Anatoliy Sergeyeviç Protopopov, i universitetit Vëllazëria e Popujve nën titullin “Interesat e Popujve” në të cilin me një pothuajse përbuzje ai shprehet kështu në lidhje me periudhën e Gorbacovit dhe Jeltinitt pas përballjes së tyre me legjendën e mistrave të punëve të jashtme të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Gromiko” («Лучше десять лет переговоров, чем один день войны». Воспоминания об Андрее Андреевиче Громыко. Önsöz С.В. Лавров. Moskovë 2009)

“në vitin 1985, Gromiko u zgjidh si Kryetari i Presidumit të Lartë Sovjetik të Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë flitej se në mënyrë që të shmangej Gromiko, aktivitetet e Këshillit të Lartë Sovjetik do tyë kalonin nën kontrollin e ministrisë së jashtme me në krye Eduard Shevardnadze, gjë e cila më vonë provojë të ishte e vërtetë. Vetë Gorbacovi kishte nevojë për një figurë të këtillë si Shevardnadze, i cili herë pas here do të mund të merrte vendime në arenën ndërkombëtare të cilat do të binin herë pas here në kundërshtim me interesat shtetrore.

Gorbacovi ishte i vetëdijshëm se pas largimit të Gromikos nga ministria e punëve të jashtme, ai do t’i dilte kundër politikave të jashtme që do të ndiqeshin më vonë. Tashmë në ditët tona arrijmë t’i kuptojmë më mirë veprimet dhe qëndimet e Gromikos në ministrinë e jashtme pasi kemi përjetuar periudhën e Gorbacovit që më pas do të ndiqej nga Jeltsini.”

Pjesa që e bën edhe më interesant librin që parashtron këto qëndrime është parathënia, e cila është shkruar nga ministri i punëve të jashtme që prej vitit 2004 të Rusisë, SergejLavrov (ministri i jashtëm që ka qëndruar për një periudhë më të gjatë pas Gromikos.) Në këtë

parathënie Lavrov thekson se vitet gjatë të cilave Gromiko ka shërbyer si ministër i jashtëm i Bashkimit Sovjetik përbëjnë një periudhë stabiliteti dhe qëndrueshmërie në aspektin historik dhe se Gromiko ka luajtur një rol përcaktues për një gjë të këtillë. Lavrov i kundërshton kategorikisht argumentët iedologjikë të Gromikos, megjithatë shton se:

“Padyshim Andrey Andreyeviç, me qëndrimet e tij të idologjisë së prerë dhe të ngurtë dhe logjikës në më të shumtën e kohës kundërshtuese të ‘një loje me zero rezultar’ ishte njeriu i periudhës së të gjitha gjykimeve dhe paragjykimeve. Megjithatë, pavarësisht sesa larg na vendos ne kjo periudhë, po aq shumë theksohet edhe filozofia politike që mbështetet në ideologjinë e Gormikos të intersave të shtetit pa vënë në rrezik sigurinë e tij… Megjithatë nuk është relativisht aspak i parëndësishëm fakti që duke mos u përballur me konfliktet dhe duke mos vendosur qëllime përfundimtare dhe të qëndrueshme arriti të humbiste pozicionin e Bashkimit Sovjetik hap pas hapi…”

në të njëtin shkrim, Lavrov thekson se Gromiko ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e botës të pranuar si dypolare nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik. Dokumetë të rëndësishëm që kanë krijuar rendin botëror dy polar apo sic e njohim (ndoshta është më e drejtë të themi rendi shumë-polar sic shprehet S. Amin)në shekullin e njëzet duke përfshirë këtu Kushtet e OKB-së, Sigurinë e Evropës dhe Këshillin e Bashkëpunimit mbajnë edhe firmën e tij; megjithatë parashtrohet se arritja e objektivave të këtilla në mënyrë të plotë ishte e pamundur për shkak të kushteve të krijuara gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Megjithatë, sipas Lavrovit, tashmë në vitin 2009, këto objektiva mund të vihen në jetë duke qënë se “ndarjes ideologjike të botës i ka ardhur fundi.

Nuk mund të themi me siguri nëse Lavron vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim edhe tani; megjithatë nëse marrim parasysh deklarata që ai ka bërë në kohë të ndryshme mund të themi se ai nuk mban ende të njëjtin qëndrim; ndoshta tashmë ka pranuar faktin se Gromiko kishte më shumë të drejtë sesa Lavroni mendonte se kishte në vitin 2009.

Në këtë këndvështrim, është e dobishme që të rikujtojmë fjalët e Lavronit vecanërisht në lidhje me botën shumë-polëshe që e kam përmendur më parë në një shkrim timin të publikuar nga Oda TV. Në 28 gusht të këtij viti, Lavrov ka dhënë një deklaratë për shtyp për gazetën sllovake “Pravda” që mbart një rëndësi të vecantë në përkufizimin e politikës së jashtme ruse, duke u shprehur se:

Politika e jashtme ruse nuk përmban tone ideologjike dhe gëzon kriterin e vlerësimit të aletëve të saj, po kështu Federata Ruse është një një shkallë gadishmërie të zhvillimit të interesave të 

përbashkta në mënyrë të barabartë me popujt e tjerë duke u mbështetur në themelin e të drejtës ndërkombëtare dhe respektimit të këtyre interesave të përbashkta. Në këtë këndvështrim, elementët ideologjikë dhe partikakë dhe fuqia ideologjike e atyre që vijnë në pushtet si rezultat i vullnetit të lirë dhe demokratik të qytetarëve të Rusisë nuk janë shumë të rëndësishme.”

Në shkrimin në fjalë, kam rikujtuar edhe deklaratat që Lavrov ka bërë gjatë një viti e gjysëm së fundmi në lidhje me cështje të ndryshme. Për shembull, një deklaratë përsa i përket vendeve BRICS, mbar një rëndësi të vecantë përsa i përket theksimit të interesave kombëtare dhe pavarësisë në politikën e jashmtme:

Jam i sigurt se Republika Popullore e Kinës, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe natyrisht edhe Federata e Rusisë janë shtete që gëzojnë dinjitet dhe për këtë arsye nuk do të lejojnë kurrësesi që dikush t’i diktojërrugën që duhet të ndjekë në politikën e jashtme, apo të mos i lejojë që të kenë marrëdhënie me shtetet mike.”(15 Mars 2018)

Po kështu edhe theksimi i objektivit të krijimit të një botë shumë-polëshe në vend të një bote një polëshe të Amerikës është një nga akset themelore të politikës së jashtme Ruse:

“Rezultati i gjithë cfarë ka ndodhur është refuzimi kategorik i faktit se periudha 500 vjecare e kontrollit të rendit botëror nga SHBA-ja, Perëndimi si dhe aleatët e Perëndimit. Krijimi i një rendi shumë-polësh, demokratik dhe të drejtë të botës do të marrë një kohë të gjatë, megjithatë ky procesh që tani ka filluar të japë simptoma dobësie tek ato palë që janë mësuar të kontrollojnë për shekuj të tërë. Perëndimi ka treguar një qëndrim irritues kundrejt rikthimit të Rusisë si një aleat i barabartë, që nuk detyron askënd të mbajë qëndrime të caktuara, por që gjithsesi nuk pranon që t’i diktojnë rrugën që do të ndjekë apo t’i vendosin ultimatume. Një situatë e këtillë po pritet në mënyrë të papranueshme nga ortakët tanë Perëndimorë.” ( 15 Mars 2018)

“Po shohim gjithnjë e më shumë zhvillime këmbëngulëse që kërkojnë të frenojnë procesin e  krijimit të një arene objektive për krijimin e njërendi botëror të ri, më të drejtë dhe më demokratik. Perëndimi ka filluar ta shohë fernimin e lëvizjes objektive për krijimin e një bote shumë-polëshe, zhvillimet e ndërmarra për të ndaluar një gjë të këtillë, shtimin përgatitjeve ushtarake, provokimet informative si garantuese të pavarësisë dhe si mjete të zgjerimit të interesave kmbëtare. (31 korrik 2018)

Ngjashmëria e Lavrovit me Gromikon është parashtruar në shtypin perëndimor vecanërisht përsa i përket luftës së brendshme të Sirisë që prej fillimit të saj. Për shembull, Il Foglio, italiane

shkruante kështu bë vitin 2013: “Lavrovi elegant dhe tallës është duke e realizuar politikën e jashtme të Moskës me një pamëshirshmëri si ajo e selefive.” Edhe Zëvendës Sekretari i përgjithshëm i Amerikës gjatë periudhës së Bushit të parë, DavidKramer është shprehur se “Lavrovi është një Gromiko i ditëve të sotme.”

Edhe Putin, ndërsa i përgjigjej një pyetje në lidhje me zgjedhjet në Amerikë dhe Hillary Clinton është shprehur se është me vend që këtë pyetje t’ia drejtojnë Lavrovit duke qënë se së shpejti edhe ai do të lartësohej si Gromiko.

Intervista e fundit e Gromikos

Në intervistën e fundit të Gromikos, qëështë publikuart pas vdekjes së tij, i është përgjigjur kështu pyetjes se përse në vendet e Perëndimit njihet si “Mr. Net”, (nga rusishtja që do të thotë: Zotëria JO):

“Sepse unë nuk i lejoj që të më manipulojnë. Kushdo që përpiqet të bëjë një gjë të këtillë, do të thotë se po përpiqet të manipulojë Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që ne jemi një shtet i madh dhe nuk mund të lejojmë askënd që të bëjë një gjë të këtillë.”

(Është e mundur që të gjeni verione të shumta të kësaj interviste në internet. Për këtë arsye vërtetësia e kësaj interviste është e diskutueshme. Megjithatë versioni origjinal i kësaj interviste është publikuar në gazetën Zvyazda, e cila është një ndër gazetat më të vjetra dhe prestigjoze të Biellorusisë, që gjë bën të mundur vërtetimin e orgjinalitetit të kësaj interviste. http://zviazda.by/be/news/20150616/1434404115-andrey-gramyka-mistar-ne-sa-staryh-gramyk-abo-shlyah-ad-vypadkovaga)

Në intervistën që ka dhënë për gazetarin, Gromiko është shprehur krenar që ka refuzuar udhëheqjen politike të Bashkimit Sovjetik dhe pozicionin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe më pas ka vazhduar duke u shprehur si më poshtë:

“Nuk ka ndonjë gjë për t’u mburrur. Paqja është një gjë e mirë; megjithatë jo duke paguar cfarëdo lloj cmimi, aq më shumë një paqe që ta paguash vetë. Nëse ndihesh krenar për të qënit pasiv, nuk mund të ulesh kurrë në karrigen e një shteti të madh udhëheqës. Do të ulesh në shtëpin tënde, oborrin tënd, vendin tënd dhe nuk do të dëmtosh shtetin tënd. Unë nuk kam qëndruar asnjëherë moskokëcarës kundrejt perëndimorëve. Ne kemi zyrtarë shtetrorë të këtillë që i mbrojnë interesat e vendit duke folur të turpëruar nëpër dhëmbë. Mjafton që të mos 

nevrikosim Amerikën! Nëse sillemi kështu nuk do të mund të përparojmë.”

Sipas atyre që ka thënë gazetari që ka zhvilluar këtë intervistë, Gromiko i është përgjigjur kështu pyetjes se cili është “sekreti i autoritetit dhe ndikueshmërisë”:

“Unë nuk kam xhelozuar kurrë askënd dhe nuk jam përfshirë kurrë në komplote dhe jam munduar gjithnjë të kem marrëdhënie të hapura me gjithëkënd. Diplomacia është një punë delikate. Më kanë penguar shumë që të bëj punën time! Mund ta them pa ekzagjëruar: Me miliona herë! …

Për shembull, gjatë në evenimenti, Rushovi e humbi plotësisht vetveten dhe me një fytyrë të skuqur shkoi drejt diplomatëve të huaj dhe gazetarëve të mediave të huaja dhe fillojë të bërtiste: “Do t’ju varros të gjithëve!” ishte e vështirë të kuptoje cfarë dëshironte të thoshte me një gjë të këtillë. Sigurisht që propaganda e NATO-s e përdori këtë ngjarje si justifikim për të thënë se Bashkimi Sovjetik kishte bërë një kërcënim ushtarak.

Patëm shumë pasoja. Diplomacia e vërtetë nuk pranon palacollëk. Ndërkohë që Rushovi sillej si një palaco i vërtetë… Ndërkohë qëështë më mirë të vdesësh e të harrohesh sesa të mbahesh mend në këtë botë si një budalla.”

Pyetjes se cili ka qënë suksesi i tij më i madh Gromiko i është përgjigjur kështu:

“Pikasjen dhe vendosjen e kufinjve në Evropë. Ky ka qënë rezultati thelbësor i aktiviteteve të mija të ndërmarra nën detyrën e ministrit të punëve të jashtme. Jam i mendimit se këto kufinj do të vazhdojnë të ruhen. Pa dyshim që me kalimin e kohës mund të bëhen disa ndryshime. Nëse vendet e Evropës tërhiqen nga Marrëveshja e Helsinkit dhe e injorojnë atë, në Evropë do të fillojnë konfliktet, do të rikrijohen koalicionet e vjetra dhe do të shfaqen koalicoine të tjera të reja. Në Evropë do të fillonte sërisht lufta.”

Është e rëndësishme këtu që të hapim një parantezë tjetër dhe të fokusohemi në politikën e jashtme që ka ndjekur Stalini. Kufinjtë për të cilat bën fjalë Gromiko janë në të vërtetë rezultat i politikës së jashtme të ndjekur nga vetë Stalini dhe në këtë këndvështrim, pavarësisht kritikave që ka shprehur në Kujtimet e tij, Gromiko ka shfaqur në të njëjtën kohë admirimin që kishte për të, dhe madje edhe vetë ka ndejkur hapat e tij në politikën e jashtme.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë se nëse Stalini do të kishte jetuar gjatë atyre viteve politika e jashtme do të zhvillohej në të njëjtën mënyrë, kjo për arsye se ka ndodhur shpersh që politika e

jashtme e Stalinit të dalë jashtë binarëve të saj si pasojë e problematikave, konflikteve dhe intrigave të ndryshme që ekzistonin brenda partisë; megjithatë nuk e ka humbur asnjëherë vazhdueshmërinë e përgjithshme.

Është e rëndësishme të mos harrohet se administrata e Putinit e thekson një gjë të këtillë në mënyrë të vazhdueshme në pozicionimin që ka marrë në të drejtën ndërkomëtare, rolin rregullues në OKB dhe në mënyrë më të dukshme në të drejtën e lindur në Konferencën e Jaltës.

Një pyetje tjetër që i ka parashkruar Dimitri TIhonov, i cili ka zhvilluar këtë konference ka qënë në lidhje me armët bërthamore: “Ju nuk e keni përmendur asnjëherë mundësinë se Bashkimi Sovjetik mund të heqë dorë tërësisht nga armët bërthamore. Pse? Përgjigja karakteristike e Gromikos në lidhje me këtë pyetje, e cila hedh dritë mbi situatën e sotme ka qënë: “Edhe nëse ne i zhdukim armët tona bërthamore, perëndimi nuk do të heqë kurrë dorë nga armët e tij.”

Më pas, Gromiko hedh dritë mbi intrigat që ndodhin në Kremlin, në të cilat nuk është përfshirë kurrë dhe nuk ka qënë asnjëherë pjesë e tyre:

“Personi në rresht të parë me të cilin kam punuar që ka qënë pjesë e këtyre intrigave ka qënë pa dyshim Vishinskij. I ka dhënë fund jetës së shumë personave; megjithatë kështu shkatërroi edhe jetën e tij. Rushovit i pëlqente që  t’i përplaste njerëzit kokë më kokë. Brezhnevinuk merrej me intriga. Nuk ishte një komlot për të rrëzuar Rushovin, tashmë kjo ishte shndërruar në një domosdoshmëri; për arsye se tashmë Nikita Sergejevic Rushov e kishte humbur kontrollin, kishte filluar të shkatërronte ekonomine e vendit dhe partinë. Le të kujtojmë që duke ia kaluar Krimenë Ukrainës pati shkelur të gjitha procedurat e nevojshme.”

Gromiko ka bërë edhe parashikime të rëndësishme në lidhje me marrëdhënier me Shtetet e Bashkuara. Duhet të kemi parasysh se kur janë bërë këto parashikime Bashkimi Sovjetik nuk ishte shpërbërë akoma:

“Në përgjithësi, unë jam i mendimit se ekonomia kapitaliste dhe vecanërisht fuqia e shpenzimeve e kalon fuqinë tonë. Kapitalizmi amerikan ka përfshirë të gjithë botën. Në këndvështrimin e pasurisë së lëndës së parë dhe fuqisë ushtarake vetëm ne dhe Kina mund të krahasohemi me amerikanër… Ndryshimi i ekujlibrit të forcës në favor të amerikanëve i ka dhënë atyre avantazhe të mëdha. Mbi të gjitha do të kërojnë njga ne një ndihmë mitologjike që nuk do të realizohet asnjëherë, atë të carmatimit të njëanshëm.

“Një diplomat i vërtetë bën negociata edhe me djallin”

Po e përfundojmë këtë artikull duke përmendur një histori që tregohet në lidhje me bisedimet e Lavrovit dhe Sekretarit të Shtetit të administratës së Obamës nga viti 2013 deri në vitin 2017, John Kerry.

Ndërsa Lavrov priste që të zhvillonte bisedime me Kerry-in përpara syve i ishte shfaqur Gromiko.

“Shiko bir, përgatitu më mirë, ashtu si në kohën time nuk ia kam lëshuar perin amerikanëve në asnjë cështje as t’i mos ia lësho.”

“Po si mund të ndodhë kjo, Andrey Andreyeviç,” thotë Lavrov, “a nuk keni vdekur ju prej kohësh?”

Gromıko i është përgjigjur me fjalët e një mësuesi:

“Dëgjoje mirë këtë që pot ë them bir, një diplomat i vërtetë bën negociata edhe me djallin.”

Një shënim i fundit

Fantazma e të shkuarës socialiste është një pengesë për coptimin e Rusisë imperialiste. Për më tepër, pa asnjë dyshim kjo nuk është një fantazëm; luan edhe një rol të rëndësishëm në krijimin e një shteti gjigand si Rusia, krijimin e një tradite shtetërore që ishte shndërruar deri në fetishizëm gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik,  krijimin e një qëndrimi të pa lënkundshëm të pavarësisë të vendit dhe popullit të Silovikit që tani duket se është i padiskutueshëm brenda kësaj tradite, krijimin e një mentaliteti paradosal të një Rusie jashtëzakonisht të hapur me botën e jashtme dhe pranimin e brendshëm dhe bindshëm se të tjerët janë ndryshe, etj. Megjithatë, deri para revolucionit të nëntorit, të gjitha këto ishin tema tallëse nga qëndrat imperialiste nëpër botë.

Ndërkohë që sot Rusia, pavarësisht se ka zgjedhur rrugën e imperializmit, nuk arrin të përputhet me sistemin botëror imperialist, edhe nëse Rusia mund ta dojë një gjë të këtillë, ky sistem nuk e pranon; për këtë arsye është një shtet që edhe nxjerr pengesa për vetëshpërbërje dhe që i sjell herë pas here probleme qëndrave imperialiste me fuqinë e saj ushtarake dhe ndikueshmërisë politike. Për këtë arsye, Rusia është delja e zezë në qendrat imperialiste, dhe ashtu sic Bashkimi Sovjetik kujtohet si qendra e lëvizjeve popullore në gjithë  botën dhe njihet si rusi ogurzi i Hollivudit.

Një shembull për t’u përmendur është ai i Francës, ku pretendohet se pas lëvizjes së Jelekëve të Verdhë fshihet Rusia.

Kjo gjë do të thotë që, prej tani e tutje në cdo vend të botës ku do të ndodhin ngjarje që bien ndesh me interesat imperialiste, pritet që faji t’i hidhet Rusisë.

Për këto arsye, Rusia edhe pse nuk dëshiron dhe pse mundohet t’i vërë mirë vijat e trasha të ndarjes së ideologjive, nuk mund të shpëtojë nga fantazma e të shkuarës dhe nuk do të shpëtojë.

 

Burimi : Yakın Doğu Haber/ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne