Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk i sjell të mira as vendit dhe as sigurisë evropiane

Kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në kuadër të Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosaçev, vlerësoi se nënshkrimi nga Maqedonia i protokollit inkuadrues për NATO paraqet një akt simbolik i cili nuk është i rëndësishëm për Aleancën.

“Ky është më shumë hap simbolik se praktik, pasi bëhet fjalë për një vend të vogël i cili nuk ka kurrfarë rëndësie për NATO-n. Por, kjo, megjithatë është e rëndësishme për Aleancën duke e pasur parasysh përplasjen me Rusinë, e cila vazhdimisht tregon për rolin destruktiv të NATO-s si pjesë e Luftës së Ftoftë”, tha Kosaçevi.

Sipas tij, i gjithë rasti rreth Maqedonisë tregon se është arsyetuar pakënaqësia ruse lidhur me Aleancën. Ai thotë edhe se kritika e presidentit amerikan, Donlad Trump në llogari të NATO-s këtu ka luajtur rol kyç.

“Kjo pa dyshim i ka alarmuar personat zyrtarë të Aleancës në Bruksel të cilët tani bëjnë gjithçka për t’i treguar Uashingtonit se NATO qëndron mirë dhe se po zgjerohet”, thotë Kosaçevi.

Senatori rus beson se inkuadrimi në NATO nuk do të sjellë të mira as Maqedonisë dhe as sigurisë evropiane.

“Gjenerata aktuale e politikanëve evropianë megjithatë, nuk është në gjendje ta shohë atë dhe vazhdimisht tenton me receta të shekullit XX të zgjidhë një problem të shekullit XXI”, konstaton Kocaçevi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne