Anëtari i lartë i partisë gjermane AFD zotohet se do të ndalojë Islamin në të gjithë Evropën, duke filluar nga Bosfori i Stambollit

Një anëtar i lartë i partisë anti-islame Alternativa për Gjermaninë (AFD), u zotua se sapo të vijë në pushtet, partia e tij do të ndalë Islamin duke filluar që nga Bospori në Stamboll, kufiri i kontinentit evropian.

Duke folur me mbështetësit e tij të AFD-së të shtunën në Eisleben të Gjermanisë, Bjoern Hoecke tha: “Kur të vijmë në pushtet do të zbatojmë atë që është më e duhura për ne, që jetën tonë ta jetojmë sa më lirshëm. Ne do të lëshojmë direktivën që pas Bosforit nuk do ketë më as Mohammed, as muezin dhe as minare, të nderuar miqte e mi! ”

Hoecke tha gjithashtu se muslimanët janë të dashuruar për luftës, sepse Profeti i tyre Muhamed ishte një gjeneral. “Kjo është arsyeja pse ne duhet ta marrim Islamin seriozisht si një kërcënim”, tha ai. Në fjalimin e tij një-orësh që u brohorit nga një turmë e apasionuar, ai tha se nuk ishte armik i Islamit dhe se në të vërtetë ishte tolerant, megjithatë ai tha se Islami nuk i përkiste Evropës. Hoecke nuk dha hollësira se si AfD do ta ndalonte ligjërisht fenë në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane.

Në muajin janar 2017, Hoecke e skandalizoi vendin europian kur sulmoi monumentin për përkujtimin e vrasjeve masive të hebrenjve dhe tha se gjermanët duhet të ishin më “pozitivë” për të kaluarën naziste. “Gjermanët janë njerëzit e vetëm në botë që mbajnë një monument të turpit në zemër të kryeqytetit të tyre”, tha ai në atë kohë në Dresden.

Në një vend që është përballur me fajin kolektiv mbi periudhën naziste dhe Holokaustin, ekstremistët e rinj që po thyejnë tabutë kanë ringjallur frikën për rritjen e ksenofobisë dhe urrejtjes racore.

E përditshmja e Berlinit, Tagesspiegel tha: “Më e keqja është se, sa më shumë zyrtarë të AfD-së thonë gjëra të tilla, aq më shpejt ato bëhen normale. Zemërimi shkon dhe në një moment nuk ngelet më asnjë reagim.”

Robert Vehrkampf i Fondacionit Bertelsmann për studime strategjike e quajti AfD-në një parti populiste të krahut të djathtë që “thyen tabutë në një mënyrë të llogaritur për të afruar votuesit ekstremistë të krahut të djathtë”.

E themeluar më shumë se katër vjet më parë si një parti euro-skeptike, AfD u zhvendos në karhun e djathtë, duke adoptuar një platformë të palëkundur anti-islame dhe kundra të huajve. AfD ka pasur një rritje të mbështetjes pas vendimit të diskutueshëm të kancelares Angela Merkel dy vjet më parë për të hapur kufijtë e vendit ndaj refugjatëve të bllokuar në Hungari.

Në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, partia e ekstremit të djathtë AfD mori miliona vota nga të gjitha partitë kryesore. Kjo parti anti-imigracion, anti-islame dhe anti-Merkel hyri në parlament për herë të parë në zgjedhjet e 24 shtatorit me pothuajse 13 përqind të votave. Kjo i kushtoi shumë shtrenjtë konservatorëve të Merkelit dhe partive të tjera kryesore, duke fragmentuar më tej peizazhin politik dhe duke e bërë më të vështirë që Merkel të fitonte një shumicë parlamentare./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne