Anëtarja muslimane e sapo zgjedhur e Kongresit lufton për të drejtën për të mbajtur hixhabin në Kongres

Përfaqësuesja e zgjedhur nga Minesota, Ilhan Omar ka njoftuar se do të sfidojë një ligj 181-vjeçar që ndalon veshjen e mbulesave të kokës, duke përfshirë hixhabin islamik, në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Omar njoftoi vendimin të shtunën, duke shprehur mbështetje për një propozim demokrat për t’i dhënë fund ndalimit që u publikua javën e kaluar.

Ndryshimi i ligjit u propozua nga ish Udhëheqësja e Minoriteteve, Nancy Pelosi, anëtari i radhës i Komitetit të Dhomës për Rregullat, Jim McGovern si dhe përfaqësuesja e zgjedhur muslimane.

Demokratët thonë se ndalimi do të hiqet për të lejuar të tjerët të veshin kapelë bazuar në konsiderata fetare ose mjekësore.

Ligjet e tanishme të Dhomës së Përfaqësuesve e parandalojnë Ilhanin nga veshja e hixhabit, pasi i detyrojnë të gjithë anëtarët të “zbulohen” me qëllim që të hyjnë në ndërtesë dhe të trajtojnë fjalën. Ligji për ndalim u vu në vitin 1837 për të shtyer kundër zakonit britanik për të veshur kapele në parlament. Ligji i ri do të sqaronte se mbulesat fetare, duke përfshirë shamitë e muslimanëve (hixhab), nuk përfshihen në këtë ndalim.

Ligji u vu në dyshim pasi Omar dhe Rashida Tlaib arritën të bëhen dy gratë e para muslimane që do të zgjidheshin për kongresin e SHBA-së pas zgjedhjeve të fundit afatmesme.

Një numër i politikanëve nga të dyja anët e rreshtit si dhe nga organizata të shumta e kanë mbështetur këtë veprim.

“Ne mbështesim përpjekjet për të rinovuar këtë politikë anakronike dhe për ta sjellë Dhomën e Përfaqësuesve në përputhje me Kushtetutën dhe mbrojtjen e saj ekzistuese të lirisë fetare” – tha Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe e kombit për të drejtat e muslimanëve.

“Mbulesa islame, ajo e Sikizmit, kapela hebreje “kippah”, si dhe kapota e mennonitëve, janë të gjitha shprehje të besimit fetar dhe prandaj janë të mbrojtur me Amendamentin e Parë të Kushtetutës, ku thuhet se ‘Kongresi nuk do të bëjë asnjë ligj që respekton krijimin e fesë, ose ndalon ushtrimin e lirë të saj’”, – shtoi Drejtori Ekzekutiv Kombëtar i CAIR, Nihad Awad.

Omar, më herët një refugjat Somali dhe një aktivist komuniteti, fitoi lehtësisht ndaj kundërshtarës së saj republikane, Jennifer Zielinski pas fushatës në një platformë që promovon reformën e drejtësisë penale, kujdesin shëndetësor më të aksesueshëm dhe heqjen e Imigracionit dhe Zbatimit Doganor (ICE).

Mbështetje për Palestinën

Përfaqësuesja e re nga Minnoseta e cila mban hixhabin, ka dalë nën shqyrtim të madh për qëndrimin e saj mbi Palestinën dhe mbështetjen e saj të kohëve të fundit për lëvizjen e Bojkotimit, Çlirimit dhe Sanksioneve (BDS), duke shkaktuar shumë reagime në mediat sociale.

Javën e kaluar, në mbështetjen e saj u nis një fushatë me hashtag duke përdorur #IStandWithIlhan.

Omar, megjithatë, nuk është përfaqësuesja eparë e zgjedhur për të bërë tituj rreth Palestinës.

Përfaqësuesja e re e zgjedhur e qytetit të Nju Jorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, tërhoqi shumë vëmendje në maj, për kritikimin e ashpër të Izraelit për numrin e lartë të palestinezëve të vrarë gjatë protestave javore të “Marshit të Madh të Kthimit”.

Dy muaj më vonë dhe pas përballjes me shumë kritika, Cortez u ul pak nga vërejtjet e saj të fundit, duke thënë se “Unë nuk jam eksperte e gjeopolitikës në këtë çështje”.

Ndërhyrja e Cortez, megjithatë, bëri disa vëzhgues të dyshojnë nëse Partia Demokratike mund të tolerojë me të vërtetë anëtarët që promovojnë pikëpamjet pro-palestineze.

Burimi : Press Tv/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne