Angli – Policia rrit masat e sigurisë pas tentimit të një personi të armatosur të hyjë në xhami

Një xhami në kryeqytetin Londër të Anglisë është marrë nën sigurim pasi një person tentoi të hyjë brenda i armatosur.

Policia e Londrës rreth orës 22.45 sipas orës lokale u informua se një person i armatosur po tenton të hyjë në xhaminë “Seven Kings” në zonën Ilford.

Shtypi vendos bënë të ditur se personi i armatosur dhe i maskuar u pengua nga ana e xhematit dhe gjatë kësaj ngjarjeje u dëgjuan edhe të shtënat.

Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi gjatë kohës së faljes së teravive, ndërsa xhamia më pas siguria u vendos nga policët e dalë në vendin e ngjarjes.

Në deklaratën e bërë në median sociale policia e Londrës bën të ditur se “Supozohet se të shtënat janë bërë me armë fishek boshe. Nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim apo dëm material. Ngjarja nuk po vlerësohet në kuadër të sulmit terrorist”.

Policia në deklaratë në mes tjerash bën të ditur se ka filluar me hetimet për kapjen e personit të arratisur nga vendi i ngjarjes dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë zonë.

Në sulmin e fundit të ndërmarrë me makinë në vitin 2017 ndaj një xhamie në afërsi të Finsbury Park ka humbur jetën një person.

Ndërkaq pas sulmit terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re në mars të këtij viti myslimanët e Anglisë kërkuan të shtohet siguria në xhamitë.

Krahas kësaj në Birmingham u ndërmorën sulmet ndaj 6 camive, ndërsa në Newcastle u sulmua një shkollë që jep arsim islam dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Organizata joqeveritare, “Tell Mama” e cila ndjek nga afër sulmet ndaj myslimanëve në Angli, bën të ditur se pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re në vend u shtuan edhe sulmet islamofobe./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne