Anglia bën thirrje për zgjidhje paqësore dhe diplomatike në Venezuelë

Qeveria britanike ndërsa bën thirrje për përfundimin e krizës në Venezuelë “me një zgjidhje paqësore dhe diplomatike”, ka deklaruar se ajo e “mbështet plotësisht” Asamblenë Kombëtare të Venezuelës dhe kryetarin e saj, Juan Guaido.

 

“Zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 në Venezuelë nuk ishin as të lira, e as të ndershme. Ne i japim mbështetje të plotë Asamblesë Kombëtare të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kryetarit të saj, Juan Guaido”,- thuhet një komunikatë lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Komunikata e quan si të “papranueshme” ndërprerjen nga Venezuela të marrëdhënieve të saj diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Zgjidhja e kësaj krize kalon nga gjetja e një zgjidhjeje paqësore dhe diplomatike, dhe jo nga dëbimi i (diplomatëve), thuhet në vijim të komunikatës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne