Anglia i refuzoi kthimin në shtëpi, anglezes i vdes fëmija në Siri

Foshnja kishte vetëm tre javë jetë.  Sekretari i Shtetit, Sajid Javid po përballet me kritika pasi fëmija i Shamima Begum vdiq në një kamp sirian. Begum u largua nga Londra për t’u bashkuar me grupin e shtetit islamik në moshën 15 vjeçare. Sekretari i Shtetit e revokoi nënshtetësinë e saj britanike kur adoleshentja kërkoi të kthehej. Një mik i familjes tha se Mbretëria e Bashkuar kishte dështuar ta mbronte fëmijën ndërsa Laburisti tha se vdekja e tij ishte rezultat i një vendimi “të pavendosur dhe çnjerëzor”.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se vdekja e çdo fëmije është “tragjike”. Zëdhënësi tha se qeveria vazhdimisht ka këshilluar kundër udhëtimit në Siri. “Vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të parandaluar që njerëzit të tërhiqen në terrorizëm dhe të udhëtojnë në zona të rrezikshme konfliktesh”, tha ai.

Zonja Begum, e cila u largua nga Britania e Madhe në vitin 2015 me dy shokë të shkollës, u gjet nga një gazetar nga Times në një kamp refugjatësh sirian në mes të shkurtit. 19-vjeçarja kishte deklaruar se ka jetuar me burrin e saj holandez, pjesëtar i IS-it, dhe ka humbur dy fëmijë për shkak të kushteve të rënda. Pas lindjes së foshnjës së tretë, Jarrah, ajo kishte thënë se dëshiron të kthehet dhe ta rrisë e qetë foshnjën në Britani. Foshnja të enjten ndërroi jetë nga pneumonia, sipas një certifikate mjekësore. Ai kishte vetëm tre javë jetë. Edhe bashkëshorti i saj, kishte kërkuar që të kthehet në Holandë bashkë me gruan dhe djalin, menjëherë pas lindjes së tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne