Anglia po e fabrikon rastin e agjentit nervor për ‘veprime’ kundër Rusisë

nga Nafeez Ahmed.

Të hënën, kryeministrja Theresa May njoftoi se ish-spiuni rus, Sergej Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan me “një agjent nervor ushtarak, një lloj helmi i zhvilluar dhe prodhuar në Rusi”, i njohur si “Novichok”.

Agjenti kimik u identifikua nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes në Porton Down. May ju referua njohurive kur tha se Rusia e kishte prodhuar dikur këtë lloj elementi kimik dhe se mund të ishte përsëri në gjendje që ta prodhonte edhe sot, nje arsyetim për të nxjerrë konkluzionin se me shumë gjasa fajësia për sulmin i takonte Rusisë.

Për këto arsye ajo pretendoi për dy skenarë të mundshëm:

“Ose ishte një veprim i drejtpërdrejtë nga ana e shtetit rus ose qeverisë ruse mund ti ketë dalë nga duart kontrolli e këtij agjenti nervor potencialisht katastrofik dhe të ketë rënë në duart e të tjerëve”.

Qeverisë britanike ja ka mbajtur hison i gjithë shtypi i huaj, duke mos i këqyrur fare se sa të besueshme janë pretendimet. Por ka një problem: larg nga paraqitja e provave të qarta për të akuzuar laboratorët kimikë të luftës të Vladimir Putinit, përdorimi i gazit nervor Novichok brenda Britanisë së Madhe i drejtohet një grupi më të gjerë të të dyshuarve të mundshëm, prej të cilëve Rusia në fakt ka të ngjarë të jetë me pak e dyshuar se te tjeret.

E verteta eshte se Rusia në fakt i ka shkatërruar depozitat e këtij elementi kimik me kohë, sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW). Megjithatë, po behet një përpjekje e orkestruar për ti ndryshuar faktet. Asnjë shenjë e qartë nuk mund të gjendet, përvec një deklarate të Ambasadorit Peter Wilson, përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), në të cilën ai pohoi se “që prej shumë vitesh Rusia ka dështuar” me programin e vet të armëve kimike. Wilson po përsëriste një pretendim të bërë një vit më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit se Rusia nuk kishte bërë një deklarim të plotë të rezervave të armëve kimike, megjithatë “Shtetet e Bashkuara nuk munden që të certifikojnë Rusinë në përmbushjen e detyrimeve të saj sipas Konventës”.

Megjithatë, këto pretendime janë kundërshtuar nga vetë OPCW, e cila në shtator 2017 ka deklaruar se agjencia e pavarur globale ka vërtetuar rigorozisht shkatërrimin e plotë të programit të armëve kimike të Rusisë, duke përfshirë edhe kapacitetet e prodhimit të agjentëve nervorë.

Drejtori i përgjithshëm i OPCW-së, Ahmet Uzumiu, përgëzon Rusinë: “Përfundimi i shkatërrimit të programit të armëve kimike të Rusisë është një arritje e rëndësishme në arritjen e qëllimeve të Konventës për Armët Kimike. Unë e përgëzoj Rusinë dhe i përgëzoj të gjithë ekspertët e tyre të cilët u përfshinë me profesionalizmëm dhe përkushtim. Unë gjithashtu shpreh vlerësimin tim për shtetet palë që ndihmuan Federatën Ruse në programin e saj të shkatërrimit dhe falënderoj stafin e OPCW-së që verifikoi shkatërrimin”.

OPCW e konfirmon dhe bën një deklaratë shtypi:”Pjesa tjetër e arsenalit të armëve kimike të Rusisë është shkatërruar në Institucionet e Shkatërrimit të Armëve Kimike Kizner në Republikën e Udmurtit. Kizner ishte objekti i fundit operativ i shtatë objekteve të shkatërrimit të armëve kimike në Rusi. Gjashtë objektet e tjera (Kambarka, Gorny, Maradykovsky, Leonidovka, Pochep dhe Shchuchye) e përfunduan punën dhe u mbyllën që në vitet 2005 dhe 2015.”

Raportet e OPCW-së për Rusinë konfirmojnë se agjencia nuk gjeti prova për ekzistencën e elemenitit kimik Novichok.

Duhet theksuar se Dr. Robin M. Black, ish punojes i Laboratorit të Shkencës dhe Teknologjisë për Mbrojtjen në Porton Down, thuhet se e ka konfirmuar përdorimin e Novichok-ut në vrasjen e Salisburyit. Ai është pjesëtar i Bordit Këshillimor Shkencor të OPCW-së. Megjithatë, konfirmimi shkencor i Dr. Blackut ngre dyshime mbi Novichokun, pasi provat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Këtu kemi atë që Dr Black ka shkruar për Novichokun në një përmbledhje shkencore të vitit 2016 të botuar nga Shoqëria Mbretërore e Kimisë: Vitet e fundit, ka pasur shumë spekulime se një gjeneratë e katërt e agjentëve nervorë ‘Novichok’ po zhvillohet në Rusi, e cila e ka zanafllen në vitet 70 si pjesë e programit ‘Foliant’, me qëllim gjetjen e agjentëve që do të kompromisonin kundërmasat mbrojtëse. Informacioni mbi këto komponime ka qenë i rrallë për publikun, kryesisht me origjinë nga një kimist ushtarak rus disident, Vil Mirzayanov. Asnjë konfirmim i pavarur i strukturave ose pronave të këtyre përbërjeve nuk është bërë.

Bazuar në këtë lloj analize, bordi shkencor i OPCW-së, i cili përfshinte Dr Blackun e Porton Down-it si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar, arriti në përfundimin se: “… ka informacion të pamjaftueshëm për të komentuar mbi ekzistencën ose tiparet e elemenit “Novichok”.

Pra, me sa duket, OPCW nuk pajtohet me insistimin e paqartë të SHBA-së dhe Britanisë se Rusia nuk i deklaroi të gjitha rezervat dhe objektet e armëve kimike dhe nuk pajtohet me këmbënguljen që në Rusi ekzistojnë rezerva gazi Novichok ose ambjente prodhues. Por me sa duket vetëm shkëlqesia e Tij Peter Wilsoni nuk pajtohet.

Në një deklaratë për OPCW-në në nëntor 2017, ambasadori Uillson përgëzoi OPCW-në për verifikimet e shkatërrimit të plotë të programit të armëve kimike të Rusisë dhe pergezoi sidomos drejtorin Ahmet Uumcü. Wilson i renditi arritjet e shumta të këtij të fundit duke i përfshirë si më poshtë:

“… u vërtetua dhe përfundoi shkatërrimi i programit të armëve kimike të Rusisë”.

Wilson ka specifikuar se ai po fliste vetëm për programin e deklaruar të Rusisë dhe jo për programin e padeklaruar të Novichokut. Pra, sa i besueshëm është pohimi i këtij të fundit se OPCW është gabim?

Dyshimi se Rusia nuk i ka deklaruar të gjitha armët kimike, bazohet në pohimin se Novichok ende ekziston. Por, të dy, si Dr Black i Porton Down ashtu dhe Bordi Këshillimor Shkencor i OPCW-së, në mënyrë thelbësore morën në pyetje “ekzistencën” e Novichokut. Mungesa e besueshmërisë së kritikave anglo-amerikane për shkatërrimin e armëve kimike të Rusisë u duk në një raport të hollësishëm të Institutit të respektuar të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Clingandael. Raporti, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian, kritikoi Shtetet e Bashkuara për miratimin e një qasje të paautorizuar të politizuar ndaj çështjes së armëve kimike në lidhje me Rusinë. Vlen që të rishihet teksti në tërësi:

“… në nivel politik ka pasur disa të meta. Veçanërisht interesante janë shqetësimet që ngrihen nga SHBA, ndërkohë që ky shtet po kritikohet për vonesat në çarmatim. Në vitin 2005, Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim rreth programeve të kërkimit dhe zhvillimit (R & D), si dhe për deklaratat të pasakta në lidhje me transfertat e kaluara nga CW dhe objektet e padeklaruara nga CW në Rusi, Kinë, Iran, Libi dhe Sudan. SHBA vendosi t’i adresojnë këto shqetësime përmes kanaleve dypalëshe, në vend që të angazhohen drejtpërsëdrejti me mekanizmat formalë tek OPCW-ja. Ndërkohë, vetë SHBA-ja është kritikuar për eksportimin e armëve të klasifikuara si ‘agjentë toksikologë’ (sidomos gaz lotsjellës) në vende të shumta të Lindjes së Mesme (periudha 2009-13). Që nga 11 shtatori, SHBA-ja ka intensifikuar R & D-në e tij mbi agjentët kimikë jo vdekjeprurës, së bashku me mjete të reja të shpërndarjes. CWC (pika II, paragrafi 2) mbulon komponimet kimike me efekte që shkaktojnë paaftësi dhe irritim … Duke u marrë me vonesën në shkatërrimin e stoqeve amerikane, CW ka marrë edhe një taksë mbi qëndrimin në SHBA në kuadër të KWC-së, duke e minuar kështu rolin e saj. Me fjalë të tjera, SHBA nuk i ka ngritur shqetësimet për elementin Novichok të padeklaruar të Rusisë përmes mekanizmave të duhur të OPCW-së, por vetëm në mënyrë bilaterale. Pse?

Një shpjegim i mundshëm është se duke mos punuar për çështjen me OPCW-në, Shtetet e Bashkuara anashkaluan në mënyrë efektive procesin e verifikimit ndërkombëtar me të cilin çështja e Novichok, nëse është e vërtetë, mund të hetohet dhe vlerësohet si duhet. Kjo i ka lejuar SHBA-së dhe Britanisë të pretendojnë, pa asnjë dëshmi, se Rusia është në mospërputhje me Konventën për Armët Kimike duke këmbëngulur se furnizimet dhe aftësitë e Novichokut mbeten të padeklaruara. Megjithatë, është pikërisht refuzimi i SHBA-ve për të zbuluar dhe drejtuar çështjen përmes OPCW-së, që do të thotë se çështja mund të ngelet përgjithmonë e pazgjidhur.

Thelbi i kësaj është ky: Në këtë pikë, as SHBA dhe as Britania nuk kanë ofruar ndonjë dëshmi faktike që të mos besohet procesi i verifikimit i OPCW-së lidhur me çmontimin e armëve kimike. Ata nuk kanë dhënë dëshmi se Rusia mban rezervë elementin kimik Novichok.

Sigurisht që OPCW është e njëjta agjenci, ku në hetimet e pavarura të së cilës Perëndimi mbështetet në përcaktimin e fajësisë për sulmet e armëve kimike në Siri. Atëherë pse rezultatet e OPCW-së në Siri do të konsideroheshin të sakta, ndërsa përfundimet e rezultateve të saj mbi Rusinë do të refuzoheshin?

Jo vetëm që këto ngërçe, shtypi i kaloi krejtësisht në linjën e qeverisë britanike, por interesante eshte se ka injoruar edhe pretendimet e Theresa Mayit që janë në kundërshtim me deklaratat publike të Mirzayanovit.

Për shembull, AFP deklaroi: “Kimisti rus, i cili së pari zbuloi ekzistencën e agjentit nervor ‘Novichok’ thotë se vetëm rusët mund të jenë prapa sulmit në Britani kundër një ish-spiuni dhe vajzës së tij”. “E vetmja mundësi tjetër, tha ai, do të ishte që dikush ta ketë pregatitur këtë elemnt i bazuar tek formulat e një libri.”

Libri i Mirzayanovit, i botuar në vitin 2008, përmban formulat që ai pretendon se mund të përdoren për të krijuar Novichokun. Në 1995, ai shpjegonte se “përbërësit kimikë të Novichokut janë “organophosphatë të zakonshëm që mund të bëhen në kompanitë kimike tregtare që prodhojnë produkte të tilla si plehra dhe pesticide.”

Nëse pretendimet e tij janë të sakta, kjo do të thotë se Novichok mund të prodhohet nga të gjithë ata që e lexojnë librin e Mirzayanovit. Kjo do të thotë se pretendimi që bën Theresa May se gjurmët e Novichokut të çojnë vetëm në Rusi është pak më shumë se një mashtrim.

Edhe shtete të tjera kanë aftësi për të prodhuar Novichok, por qeveria britanike nuk dëshiron ti hetojë.

Verdikti autoritar i OPCW-së për aftësitë e armëve kimike tashmë të shkatërruara të Rusisë duhet të jetë i mjaftueshëm për ti dhënë cdokujt pauzë për të menduar jo me nxitim në lidhje me përgjegjësinë ruse për sulmin me Novichok.

Në vend të kësaj, qeveria britanike duket se nuk ka interes të hetojë për faktin se ka agjensi të tjera shtetërore me aftësi të prodhimit të agjentit nervor, si psh aleati i saj, SHBA-ja.

Nën Boris Jelcinin, i cili i fitoi zgjedhjet e Rusisë falë ndërhyrjeve të fshehta perëndimore, qeveria ruse kishte deklaruar se nuk po e magazinte Novichokun. Kjo ishte arsyeja pse Jelcin nuk e njoftoi ekzistencën e Novichokut nën konventat e armëve kimike në atë kohë, sepse qëndrimi zyrtar rus ishte se rezervat e magazinuara nuk ekzistonin më.
Rezultoi me vone se vetë amerikanët ishin të përfshirë në çmontimin e aftësive të elemnitit kimik Novichok.

Në gusht të vitit 1999, siç raportoi BBC, ekspertët e mbrojtjes amerikane arritën në Uzbekistan për të ndihmuar “çmontimin e një prej objekteve më të mëdha të testimit të armëve kimike të Bashkimit Sovjetik”. Objekti ishte një vend i rëndësishëm kërkimi sekret me armë kimike shumë vdekjeprurëse, të njohura si Novichok. Kjo i dha mundësi të mjaftueshme SHBA-së për të mësuar rreth këtij agjenti nervor dhe për ta riprodhuar atë për qëllime testimi dhe mbrojtjeje.

Por SHBA nuk është e vetme. Sipas Craig Murrayit, ish-ambasador i SHBA-së në Uzbekistan dhe diplomat në Zyrën e Jashtme të Britanisë së Madhe, i cili ka punuar nëpër Afrikë, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, vetë qeveria britanike i ka aftësitë e përparuara për ta prodhuar elementin Novichok: “Agjenti nervor novichok është një permbledhje e agjentëve nervorë që Bashkimi Sovjetik ka zhvilluar që para pesëdhjetë vitesh, dhe me siguri që është analizuar dhe riprodhuar nga Porton Down. Ai e ka përdorur për të bërë armë kimike dhe biologjike dhe sot ende i prodhon ato në sasi të vogla. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kimistët rusë dhanë shumë informata për këta agjentë nervorë. Dhe vendi që ka prodhuar gjithmonë agjentë nervorë shumë të ngjashëm është Izraeli”.

Por qeveria britanike nuk dëshiron të hetojë Porton Downin, madje as të përjashtojë mundësinë që ajo të ketë ‘humbur kontrollin’ e disa prej elementëve kimikë Novichok të mangazinuar.

Porton Down ka eksperimentur hapur dhe me krenari me gazin nervor në publikun britanik që nga vitet 50 deri në vitin 1989

Ndoshta qeveria është e shqetësuar për atë që mund të zbulohet nëse ajo kërkon shumë rreth vetë Porton Downit. Kompleksi ka një histori disi të ndërlikuar në lidhje me abuzimet e programeve të armëve kimike dhe biologjike, histori që tashmë janë harruar. Kjo histori ilustron atë se vetë qeveria britanike nuk ka pasur aspak mëshirë për përdorimin e armëve kimike dhe biologjike mbi popullatën e vet, vetëm e vetëm për të parë se çfarë ndodh.

Dy vjet më parë, the Independent, raportoi për një hulumtim të ri historik, i cili zbuloi se gjatë Luftës së Ftohtë, qeveria britanike kishte përdorur publikun e gjerë për eksperimentime me armët biologjike dhe kimike, në një shkallë shumë më të madhe se sa mendohej më parë.

Mbi 750 operacione sekrete janë kryer në “qindra mijëra britanikë të zakonshëm” që përfshinin “sulme biologjikë dhe kimikë të nisur nga avionët, anijet dhe automjetet”. “Avionët ushtarakë britanikë hodhën mijëra kilogramë lementë kimikë të një potenciali toksik të panjohur mbi popullatat civile britanike në Salisbury, Wiltshire, Cardington, Bedfordshire, Norwich dhe Norfolk. Sasi të konsiderueshme u shpërndanë gjithashtu në Kanalin e Anglisë dhe Detin e Veriut. Nuk dihet se deri në ç’masë u prekën qytetet bregdetare në Angli dhe Francë. Banorët e periferive të Londrës u përdorën gjithashtu si kavje laboratori në një shkallë më të madhe se sa ishte menduar më parë. Hulumtimet e reja kanë zbuluar se në maj 1964, në nëntokën kryeqytetit, u krye një provë biologjike e panjohur. Operacionet sekrete të kryera nga shkencëtarët e qendrave kërkimore kimike dhe biologjike të qeverisë në Porton Down, Wiltshire, përfshinin lirimin e sasive të mëdha të baktereve të quajtura Bacillus globigii … ”

Hulumtimet e reja gjithashtu tregojnë se shumë nga shkencëtarët britanikë të përfshirë “kishin dyshime të mëdha për provat në terren … disa prej tyre kishin deklaruar që nuk ishte e këshillueshme të bëheshin prova në terrenin Britanik me agjentë bakterialë të gjallë”. Sugjerime të tilla nuk e ndalën qeverinë për dhënien e autorizimeve të këtyre eksperimenteve të rrezikshme.

Porton Down gjithashtu kreu edhe teste të agjentëve nervorë tek ushtarët britanikë.

Më pak i njohur është fakti se pjesëtarët e forcave të armatosura britanike “u eksperimentuan me Sarin, gaz nervor vdekjeprurës, në qendrën kërkimore të mbrojtjes të Qeverisë në Porton Down, viti 1983, sipas dokumenteve të Ministrisë së Mbrojtjes të siguruara nga The Telegraph. Operacioni Antler zbuloi se testimet e agjentëve nervorë kishin vazhduar deri në vitin 1989.

Një njësi sekrete britanike e inteligjencës po i rregullon në mënyrë aktive operacionet e propagandës se kurtheve për të akuzuar kundërshtarët. Prandaj ka arsye të forta që të mos biem pre me nxitimet e qeverisë britanike për të gjykuar Rusinë. Ky është në vecanti rasti duke pasur parasysh atë që ne dimë tani mbi qëllimet dhe aftësitë e dezinformimit të shërbimit inteligjent britanik kur kemi të bëjmë me “kundërshtarët”.

Dokumentet e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar të zbuluara nga Edward Snowden zbuluan se një njësi sekrete britanike e inteligjencës, Grupi i Përbashkët Kërkimor dhe Informativ (JTRIG) përdor një sërë “mashtrimesh të pista” kundër shteteve duke perdorur hakerë, grupeve terroriste, kriminelë të dyshuar dhe tregtarë të armëve. Ata përfshijnë edhe lëshimin e viruseve kompjuterike, spiunimin e gazetarëve dhe diplomatëve, gjurmimin e telefonave dhe kompjuterave, dhe përdorimin e seksit për të futur në kurth objektivin, sipas një investigimi të NBCNews.

Megjithëse pjesa më e madhe e fokusimit të këtyre operacioneve është online. Këtu përfshihet edhe ndikimi në botën reale dhe përdorimi i teknikave online për të bërë diçka në botën reale ose në internet. Modus operandi është që “të shkatërrojë, mohojë, degradojë dhe demtojë armiqtë si dhe të mbjellë keqinformimet e dizajnuara për t’u dukur se veprimet janë kryer nga të tjerët.

Fushatat e propagandës mund të përdorin mashtrimin, mesazhet masive dhe ngjarjet e ndryshme nëpërmjet Twitterit, Flickrit, Facebookut dhe YouTubit. Një pjesë e dokumentit shpjegon se veprimet e tilla ndikuese mund të përfshijnë përpjekje të drejtpërdrejta për të manipuluar sjelljen e njerëzve gjatë situatave komprometuese: Kurthet janë një opsion i madh, shumë i suksesshëm kur funksionon, sidomos në nternet ose diku tjetër. JTRIG ka aftësinë për ti dhënë formë mjedisit në shumë raste. Aftësitë dhe operacionet e tilla të mashtrimit në zemër të shtetit britanik ngrenë pyetje të arsyeshme se Shërbimet e inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar kërkojnë qëllimisht tia hedhin fajin Rusisë për arsye gjeopolitike ose ndoshta edhe për të hequr dorë nga shqyrtimi i aleatëve që mund të jenë të dyshuarit kryesore të ligjshëm.

Sipas ish-diplomatit britanik Craig Murray, është më e arsyeshme që të hidhet rrjeta e dyshimit mbi Izraelin për shumë nga arsyet e njëjta të cituara nga qeveria britanike: “Izraeli ka agjentë nervorë. Izraeli ka Mossadin, i cili është shumë i aftë për vrasjet jashtë vendit. Mossadi ka një prirje edhe më të madhe për të vrarë jashtë vendit. Teksa po përpiqem të shoh një motiv rus për dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Rusisë, shoh se Izraeli ka një motiv të qartë për të dëmtuar reputacionin rus shumë rëndë. Veprimi rus në Siri ka dëmtuar shumë pozicionin izraelit në Siri dhe Liban dhe Izraeli ka çdo motiv për të dëmtuar pozicionin ndërkombëtar të Rusisë në një sulm që synon ti lërë fajin Rusisë.

Murray më tej thekson se nuk ka kuptim që rusët të prisnin tetë vjet për ta bërë këtë, ata mund të kishin pritur deri sa të mbaronte kampionati boteror. Ska kuptim të vrasë papritmas një “spiun” të cilit tashmë i kishte shkuar koha, i cili kishte jetuar për vite në Britaninë e Madhe.

Murray nuk është një rusofil, prandaj analiza e tij kritike nuk mund të përjashtohet. Ai e përshkruan veten si “dikush që beson se agjentët rusë kanë vrarë Litvinenkon dhe se shërbimet e sigurisë ruse kryen të paktën disa nga shpërthimet e apartamenteve me preteksin për të sulmuar Çeçeninë. Ai beson se pushtimi rus i Krimesë dhe pjesëve të Gjeorgjisë është i paligjshëm.

Por ai paralajmëron se, duke pasur parasysh mungesën e provave të besueshme për këtë rast, ai është i alarmuar nga përpjekjet e mëdha të industrisë së sigurisë, spiunimit dhe armatimit për të ushqyer rusofobinë dhe për të nxehur luftën e re të ftohtë.

Në të vërtetë, kritiku rebel sapo ka raportuar për një studim të gjerë të Ushtrisë Amerikane të botuar vitin e kaluar, i cili jo vetëm deklaron pa mëdyshje se ekspansionizmi i NATO-s është nxitësi kryesor i luftës ushtarake ruse, por që dhe interesi kryesor i NATO-s ka qenë gjithmonë për të rikthyer ndikimin rajonal të Rusisë në mënyrë që Perëndimi të mund të dominojë Burimet natyrore të Azisë Qendrore dhe rrugët e tubacioneve të naftës.

Dokumenti rekomandonte se në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara do duhet të marrin në konsideratë ndjekjen e një fushate të fshehtë informacioni për të minuar Putinin.

A është kjo ajo që ne po shohim të luhet tani nga Theresa May e cila po nxiton për të ndëshkuar Putinin?

Kjo na jep këtë vijimësi. Historia aktuale e Novichokut tregon se nga vendet e diskutuara këtu, Rusia është i vetmi shtet që është certifikuar nga OPCW-ja, që ka shkatërruar programin e saj të armëve kimike, duke përfshirë edhe agjentët nervorë. OPCW nuk ka gjetur prova për të treguar se Rusia ruan nje sasi aktive të elemnit kimik Novichok. Rast i cili nuk është i njëjtë me rastin e SHBA-së, Britanisë dhe Izraelit.

Nuk ka asnjë arsye legjitime për autoritetet britanike që të përjashtojnë këto shtete nga të humburit e kontrollit të rezervave të tyre të agjentëve nervorë. Fakti që qeveria në vend të kësaj zgjodhi ti mbyllë të gjitha rrugët e hetimeve, dhe të pretendojë gabimisht se të gjitha rrugët të çojnë në Rusi, tregon se jemi me siguri në mesin e një propagande të përbashkët operacionale shtetërore.

Mund të rezultojë e vërtetë se Rusia ka kryer sulmin me Novichok. Por në këtë kohë, tani për tani shteti britanik nuk ka asnjë bazë dhe fakt real për ta supozuar këtë. Kjo nënkupton tashmë që ky shtet me dëshirë ka vendosur që ta pregatisë një rrugë armiqësore të madhe kundër Rusinë, pavarësisht nga provat. Kjo nuk ka për të shkuar mirë./medium/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne