Anglia shprehet e shqetësuar nga ligji izraelit i “shtetkombit hebre”

Anglia njoftoi se është e shqetësuar nga ligji i “shtetkombit hebre”, miratuar nga Kuvendi i Izraelit.

Ministria britanike e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë në lidhje me çështjen.

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Anglisë thuhet se “zotimi i Izraelit për barazinë e të gjithë qytetarëve, i cili vazhdon për një kohë të gjatë, është një nga pjesët më të forta të demokracisë”.

Ligji i miratuar javën e kaluar me një diferencë të vogël në vota, parashikon dy modele të ndryshme të qytetarëve. Sipas kësaj, arabët, të cilët përbëjmë mbi 20 për qind të popullsisë së vendit me mbi 8 milionë banorë, do të bien në pozitën e qytetarëve të dorës së dytë.

Në bazë të këtij ligji, arabishtja doli nga gjuhët zyrtare, ndërsa gjuha e vetme zyrtare e vendit është hebraishtja.

Ndërkaq, nenet e tjera të këtij ligji, të cilat shkaktuan reagime, janë këto: “Vetëm hebrenjtë kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e vendit, Izraeli është atdheu historik i të gjithë hebrenjve në botë, të gjithë hebrenjtë e botës kanë të drejtën për t’u kthyer në Izrael, festat fetare të hebrenjve do të jenë ditët e pushimeve zyrtare dhe Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit”.

Bëhet e ditur se neni, ku thuhet se “Izraeli është atdheu historik i të gjithë hebrenjve të botës”, neglizhon praninë historike dhe të drejtat e palestinezëve në këto troje.

Ndërkohë që Izraelit nxit hebrenjtë që ndodhen në vende të ndryshme të botës të vendosen në Izrael, ai mohon të drejtën e qytetarëve palestinezë të kthehen në trojet e tyre prej nga janë dëbuar me dhunë në vitin 1948./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne