Ankara – Diplomati i EBA-së thirret në Ministrinë e Jashtme

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Ankara, Havel Ali al-Shemsi është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme Turke.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, i Ngarkuari me Punë në Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Ankara, Haval Ali al-Shemsi u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sepse Ambasadori Kalif Shahin al-Marar kishte qenë me pushime. Diplomatit iu përcoll pakënaqësia në lidhje me postimet e ministrit të Jashtëm të EBA, Abdullah bin Zayed për Fahredin Pashën, i cili njihet në histori me mbrojtjen që i bëri Medinës.

Ministri i Jashtëm EBA, Zayed kishte ripostuar mesazhin e një përdoruesi të Twitter, i cili pretendonte se Fahredin Pasha (mbrojtësi i Medinës në kohën e Perandorisë Osmane) kishte kryer krime kundër popullatës vendase./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne