Ankaraja reagon ndaj mesazhit skandaloz të Trumpit – Turqia është mbrojtësja e kurdëve

Ankaraja në reagimin ndaj deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri të ditur se Turqia nuk është armike e kurdëve, por mbrojtëse e tyre.

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, prof. Dr. Fahrettin Altun iu përgjigj deklaratave të Donald Trump.

Në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë në median sociale, Twitter, Altun shkroi: “Shteti i Republikës së Turqisë nuk është armik i kurdëve, është mbrojtësi i tyre. Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se çështja e Turqisë është organizata separatiste terroriste PKK dhe zgjatimet e saj në Siri.

“PKK-ja dhe zgjatimet e saj në Siri, PYD dhe YPG janë organizata terroriste. Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorit” shkroi Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne