Ankaraja: Uashingtoni të rishikojë të kaluarën dhe të mos mbështesë organizatat terroriste

Turqia përsëriti thirrjen e saj në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqë dorë një herë e përgjithmonë nga mbështetja e organizatave terroriste.

Ministria turke e Drejtësisë reagoi të enjten ndaj Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

“Raporti në fjalë është plot me interpretime të njëanshme”, thuhet në një deklaratë të shkruar të Ministrisë turke të Drejtësisë.

Në vijim të komunikatës, SHBA-së i këshillohet që t’i japë fund statusit të saj aktual si një port i sigurt për anëtarët e organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe furnitor i organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG.

“Gjuha dhe retorika e përdorur në raport kapërcen kufijtë e dashamirësisë dhe mirësjelljes diplomatike. Krahas gabimeve materiale, raporti është plot me informacione nga burime të dyshimta, pretendime të pabaza, interpretime të njëanshme dhe vlerësime subjektive”, nënvizon Ministria turke e Drejtësisë në fund të komunikatës, ku gjithashtu tërhiqet vëmendja se SHBA-ja duhet fillimisht të rishikojë të kaluarën e saj dhe t’u japë fund shkeljeve sistematike e praktikave të jashtëligjshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne