Ankesa në Itali: Po na vërshojnë produktet turke!

Italianët po dorëzohen në një nga pikat ku ata janë krenarë dhe të parët në botë prej shekujsh: prodhimin e produkteve të njohura ushqimore.

Tashmë thuajse të gjithë gjigandët italianë të ushqimit janë në duar të të huajve, por jo vetëm europianë. Në këtë sektor kanë depërtuar kompani të njohura nga Turqia.

Ky fakt ka shkaktuar edhe ironi në mediat italiane. “Po na ushqejnë turqit”, shkruan gazeta e Toskanës IL Nazione, duke iu referuar blerjes së kompanisë që prodhon çokollatat e vogla për qerasje Pernigotti nga kompania turke Toksoz.

Turqit në fakt ka vite që janë bashkëpunëtorë në industrinë ushqimore italiane dhe janë partnerë preferencialë nga “baballarët” e ushqimit italian, pasi kuzhina dhe industria ushqimore turke ka reputacion në Itali. Edhe pse me ndryshime të rëndësishme, të dyja janë kuzhina mesdhetare dhe e gjejnë shpejt urën mes tyre.

Kafen e famshme Lavazza e bleu francezja Carte Noire, kurse rusët janë futur në sektorin e vreshtarisë, që më së shumti prodhon pije alkolike.

Ndërkaq, shumëkombëshja Nesttle ka blerë përfundimisht Buitoni-n e makaronave dhe picave, si dhe fabrikën e prodhimit të çokollatave Perugina.

Mediat italiane theksojnë se kjo shitje masive e industrisë italiane mund të trondisë tregun e lëndëve të para, pasi gjigandët e huaj mund të preferojnë prodhimet e vendeve të tyre, çka do të shkaktojë problem të mëdha në prodhimin bujqësor, por edhe në tregtimin e kakaos, ku Italia që nga koha e Venecias është e para në Europë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne