Ansambli muzikor rus “Vertograd” do të performojë në Berat dhe në Vlorë

Këtë javë do të vijë për herë të dytë në Shqipëri ansambli folklorik rus “Vertograd”, i cili kësaj radhe do të performojë në Berat dhe në Vlorë. “Vertogradi” është një grup muzikantësh dhe këngëtarësh që janë të përkushtuar ndaj vlerave të artit popullor rus dhe janë promotorë të zellshëm të traditave të famshme të këngës ruse.

Ambasada ruse ne Tirane fton qytaret shqiptare në koncertet e ansamblit! “Kalinka”, “Katjusha”, “Mbrëmjet e Moskës”, “Ochi chernye” dhe shumë këngë të tjera do të jenë në program. Hyrja është e lirë dhe falas.

Berat: data 15 qershor, ora 18:30, Pallati i Kulturës “Margarita Tutulani”.

Vlorë: data 16 qershor, ora 19:30, Teatri “Petro Marko”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne