Ansarullah sulmon një luftanije të Emirateve

Forcat e lëvizjes Ansarullah në Jemen kanë sulmuar të shtunën një luftanije EBA në bregun Mocha në lindje të Jemenit. Sipas të përditshmes Kods al-Arabi, një burim ushtarak tha se njësitë e raketave së bashku me forcat e ushtrisë dhe forcat vullnetare të shtunën sulmuan luftanijen e EBA në lindje të Jemenit.

Sulmi ndodh disa ditë pasi disa anije të vogla të ushtrisë jemenase u vunë në shënjestër nga agresorët sauditë në atë rajon. Ndërkohë, forcat e Ansarullahut kapën gjithashtu disa baza ushtarake saudite në Naxhran, një qytet jugperëndim të Arabisë Saudite pranë kufirit me Jemenin. Arabia Saudite në vitin 2015 filloi sulmet në Jemenin për të sjellë në pushtet presidentin e rrëzuar të Jemenit Abdurabe Mansur Hadi. Rreth 14,000 jemenas janë vrarë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të pushtimit saudit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne