Ansarullah: Umeti islam i ndarë për shkak të hipokrizisë

Gjatë takimit të kabinetit të regjimit sionist që u mbajt pranë Murit Perëndimor, sekretari i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se umeti islam është i ndarë për shkak të hipokrizisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Abdulmalek Bedrudin, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah në Jemen, gjatë një fjalimi të tij me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, duke folur në lidhje me takimin e kabinetit të regjimit sionist që u mbajt pranë Murit Perëndimor në Kodsin e pushtuar, ka thënë se ky veprim është një provokim i rëndë kundër myslimanëve ndaj të cilit duhet të reagojë umeti islam. Bedrudin duke thënë se në këtë fazë kaq të rrezikshme secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij, ka shtuar se liderët kriminelë të regjimit sionistë me hapjen e tuneleve nën Murin Perëndimor të xhamisë Al Aksa, po shpërfillin vlerat e umetit islam./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne