Anthony Joshua shfaqet duke u falur në një xhami në Dubai

“Krahas fatit, punës së vështirë dhe talentit ..
Lutja (namazi) është një bazë solide. Ishte ndjenjë e mirë t’i bashkangjitem vëllait tim në namaz, ndërsa ai na udhëhoqi në faljen e ikindisë”, tweetoi ai për 800 mijë pasuesit e tij, me një emoji të bashkangjitur që tregon duart e mbërthyera në lutje.
Ai gjithashtu shpërndau foton për gati 2 milion ndjekësit e tij në Instagram.
Joshua, një boksier britanik i peshës së rëndë, kampion në kategorinë IBF dhe kampion olimpik, nuk është një musliman praktikues. Ai në fakt po njihet me kulturën e miqve të tij muslimanë, dhe po shfrytëzon kohën në Dubai për një relaks para përballjes së të tij të radhës kundër Vladimir Klitschko, me 29 prill në stadiumin Wembley.
Disa njerëz kishin një problem me këtë, megjithatë.
Ai mori një lumë të menjëhershëm kritikash në përgjigje të cicërimës së tij, nga njerëz të cilët thonin se ata nuk do ta mbështesin më.
“I zhgënjyer, nuk do të të shikoj më”, kishte postuar dikush.
Disa të tjerë thanë se kishin qenë tifozë të tij, por tani “do të luten për kundërshtarët e tij”.
“Shpresoj që Klitchko t’ju mund bindshëm,” shkroi një tjetër, duke iu referuar përballjes së ardhshme kundër Vladimir Klitschko.
Por nuk mund të imagjinohet që Anthony Joshua, i cili fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012, të shqetësohet në lidhje me këto reagime.
Sepse mesazhet e mbështetjes në përgjigje ndaj reagimeve negative, fatmirësisht tashmë kanë tejkaluar dukshëm komentet ofenduese.
Një prej tyre për shembull, kishte shkruar kështu: “Muhammad Ali ishte një nga boksierët më të mëdhenj që ka njohur bota, e i cili është admiruar në gjithë botën. Ai ishte një musliman krenar që fliste hapur për Islamin dhe besimin e tij”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne