Anti-islamizmi dyshohet si shkaktari i vdekjes së rekrutit të ushtrisë amerikane

CIKAGO – Prindërit e një rekruti të marinës amerikane i cili vdiq gjatë periudhes stervitore, kanë ngritur një padi ndaj një pretendimi të gabuar të ushtrisë amerikane mbi vdekjen e tij, ku sipas tyre djali i tyre në të vërtetë kishte gjetur vdekjen pasi ishte dhunuar fizikisht dhe shkaku kryesor kishte qënë besimi i tij mysliman.

Ushtria ka thënë se Raheel Siddiqui, kreu vetëvrasje vitin e kaluar duke u hedhur mbi kangjellat e një ndërtese, pas një stervitjeje të detyruar ushtarake të gjatë dhe me vështirësi. Një instruktor i trajnimit dhe komandanti i batalionit do përballen me gjyqin ushtarak për këtë rast.

Një padi prej 100 milionë dollarësh u ngrit të premten nga prindërit me origjinë pakistaneze në shtetin Miçigan ku ata jetojnë duke e hedhur poshtë pretendimin e ushtrisë për nje vetëvrasje, duke thënë se besimi i 20 vjeçarit mysliman nuk ja lejonte atij që të vriste veten.

“Raheel Siddiqui ishte i shumë i kënaqur për shërbimin që po kryente” thuhet në padinë e ngritur, madje ai “u kishte thënë miqve dhe familjes së tij se ai do të kthehej nje ditë si marins dhe nuk do ta linte asnjëherë detyrën pa marrë parasysh se sa e vështirë ishte”. ”

“Deri tani asnjë dëshmitar nuk ka dalë me ndonjë informacion të besueshëm ose të verifikueshëm që konfirmon pretendimin për vetëvrasje.”

Akuzat e ngritura thonë se ushtria amerikane duhet ta kishte parandaluar abuzimin ndaj rekrutit të ri sepse trajnuesi që mbikqyrte Siddiquin ishte akuzuar edhe më herët për dhunimin e një tjetër rekruti mysliman, gjatë një incidenti të mëparshëm.

Familja u shpreh se i riu ishte dhunuar në mënyrë të përsëritur dhe nga goditjet e marra i ishte shkaktuar një dëmtim i madh në fyt të cilit nuk i ishte dhëne trajtimi i duhur mjekësor.

Që nga vdekja e Raheel Siddiqui, rreth 20 marinsa në qendren e trajnimit të Parris Island në Karolinën e Jugut janë akuzuar për abuzime daj rekrutëve te rinj, sipas mediave amerikane.

Përfaqësuesi i korpusit të marinsave amerikanë nuk ka bërë akoma ndonjë koment të shpejtë në lidhje me këtë çështje./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne