Anti-terrori për Shqipëri-Itali, policia monitorim në Facebook

Përpos masave në terren për ndeshjen Shqipëri-Itali, Policia e Shtetit synon edhe monitorimin e faqeve në rrjetet sociale dhe burimet e hapura për identifikimin e individëve dhe grupeve që bëjnë thirrje për nxitjen e fenomenit të ekstremizmit.

Në vëmendjen e Policisë së Shtetit është dhe kontrolli kufitar. Në pikat e kalimit kufitar në Morinë, Muriqan, Hani i Hotit, Qafë Thanë dhe Durrës, një specialist i Drejtorisë Antiterror do të vendoset për të verifikuar, intervistuar, dhe vlerësuar lejen ose të kalimit në territorin e RSH gjatë periudhës 6 deri 9 tetor 2017 të individëve me prirje radikalizmi ose ekstremizmi të vendosur në listë kontrolli “Njoftim në kufi”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne