Antonio Guterres: Kontinenti i Afrikës po dëshmon ndryshime

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi të shtunën se Afrika është dëshmitare e një ndryshimi për paqen dhe bashkëpunimin në kontinent.

Guterres i bëri këto vlerësime pas takimit me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, ku tha se kontinenti flet për një sërë marrëveshjesh të paqes.

“Era e ndryshimit po fryn në Afrikë, gjë që ilustrohet në marrëveshjet e paqes ndërmjet Etiopisë dhe Eritresë, Sudanit Jugor dhe Republikës së Afrikës Qendrore, si dhe përmes bashkëpunimit me Unionit Afrikan në çështjen e Republikës Demokratike të Kongos dhe Madagaskarit”, tha numri 1 i OKB-së në selinë e Unionit Afrikan në Adis-Abebë të Etiopisë.

Ky bashkëpunim – shtoi ai – synon të arrijë objektivin për t’i bërë armët të heshtin deri në vitin 2020.

“Bashkëpunimi strategjik ndërmjet OKB-së dhe Unionit Afrikan është thelbi i funksionit global të OKB-së”, theksoi Guterres duke tërhequr vëmendjen mbi bashkëpunimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në panelin e organizuar në selinë e Unionit Afrikan u mbajt edhe një dialog i nivelit të lartë, vetëm një ditë përpara se liderët afrikanë të shpallnin 2019-s vit të refugjatëve, të personave të kthyer dhe të personave të zhvendosur brenda vendit.

Gjatë këtij paneli, komisari i Lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grande, tha se nuk do të ketë një zgjidhje për krizën pa një angazhim politik. / AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne