Anulohet vizita e bin Selman në Marok

Agjencia informative Al Jazeera bëri të ditur anulimin e vizitës së Muhamed bin Selman në Marok.

Pas pakënaqësisë së gjerë publike në Marok, qeveria e këtij vendi është detyruar të anulojë vizitën e princit të kurorës së Arabisë Saudite. Për shkak të anulimit të vizitës së bin Selman është shtyrë edhe data e mbajtjes së takimit të komitetit të lartë të përbashkët të Marokut dhe Arabisë Saudite. Vizita e princit të kurorës bin Selman në Afrikën e veriut është shoqëruar me protesta të gjera në vendet ku ai ka shkuar për vizita. Krimet e Arabisë Saudite në Jemen dhe roli i bin Selman në vrasjen e gazetarit Khashoggi janë arsyet kryesore të kundërshtimeve ndaj vizitës së bin Selman në vendet e Afrikës së veriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne