Aoun: Ushtria Libaneze është e gatshme të përballet me Izraelin

Presidenti libanez Michel Aoun është shprehur se ka urdhëruar forcat e armatosura të vendit qëtë jenë të gatshëm tëballafaqohen me çdo përpjekje që mund të bëjë Izraeli për të cënuar sovranitetin e Libanit, duke qënë se zyrtarët izraelitë po nxisin gjithnjë e më shumë tensionet territoriale me Bejrutin.

Gjatë kryesimit të një seance të kabinetit qeveritat gjatë ditës së enjte, Aoun është zotuar se “do të parandalojë çdo agresion të mundshëm izraelit në territorin tokësor dhe detar të Libanit” duke iu referuar mosmarrëveshjeve me Izraelin në lidhje me burimet e naftës përgjatë Mesdheut si dhe planifikimit të një muri ndarës në kufi.

Aounështë shprehur se “Ne shpresojmë që t’i japim fund kësaj çështjeje nëpërmjet kanaleve diplomatike, megjithatë ushtria jonë e ka marrë urdhrinqë të ndërhyjë përtë parandaluar çdo kërcënim të mundshëm për sovranitetin e

vendit” dhe më paska theksuar se bisedimet ishin duke u zhvilluar në mënyrë që “të parandalohet lakmia izraelite.”

Të dy palët kanë arritur gati deri një koflikt të armatosur në lidhje një tender nga Libani në dhjetor të vitit të kaluar përsa i projektevepër eksplorimin e naftës dhe të gazit në dy blloqe në det brenda 10 milëshit në Detin Mesdhe që ndajnë të dyja shtetet, përkatësisht në Bllokun 4 dhe Bllokun 9.

Izraeli, i cili pretendon sovranitetin e tij përsa i përket bllokut të nëntë dhe pretendon se sovraniteti i tij shtrihet deri në anën tjetër të Mesdheut, e ka hedhur poshtë këtë iniciativë duke e përshkruar atë si “shumë provokative”.

Regjimi i Tel Avivit gjithashtu ka përshkallëzuar edhe më tej tensionet duke publikuar lajmin se janë duke bërë plane për ngritjen e një mur në mënyrë që të izolojë tokat palestineze që ka pushtuar në kufi ku ndahen nga territoret libaneze.

Libani e ka dënuar dhe kundërshtuar këtëplan, duke u shprehur se muri që pretendohet të ndërtohet shkel sovranitetin e Libanit duke qënë se do tëkalojë nëpër territorin që i takon vendit dhe ndodhet në anën tjetër të një Vije-Blu të krijuarë OKB-ja, e cila ka përcaktuarnë vitin 2000kufijtë për tërheqjen e Izraelit nga Libani jugor.

Gjatë seancëssë kabinetit qeveritar të së enjtes ka qënë i pranishëm edhe kryeministri i vendit Saad Hariri, i cili i bëri thirrje “të gjitha partive politike të lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe të qëndrojnë të bashkuar përballë agresionit të Izraelit.”

Ai gjithashtu është shprehur se “janë duke u zhvilluar komunikime me bashkësinë ndërkombëtare për të përballuar ambiciet e Izraelit.”

Një ditë para kësaj mbledhjeje, Këshilli i Lartë i Sigurisë së Libanit ka zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme të kryesuar gjithashtu nga Aouni për të qartësuar pozicionimin e Bejrutit.

SHBA-ja luan rolin e ndërmjetësuesit

Media izraelite, duke cituar deklarata nga zyrtarë libanezë dhe izraelitë ka njoftuar se duke marrë parsysh përshkallëzimin më të fundit të tensioneve, SHBA-ja ka dërguar David Satterfield, zëvendës-sekretarin amerikan të shtetit të drejtuarë, në rajon me qëllim tëi një mision ndërmjetësimi,

Zyrtari amerikan, i cili më parë ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në Bejrut ka mbërritur javën e kaluar në Izrael, ndërkohëqë gjatë kësaj jave ka zhvilluar takimi me presidentin libanez, kryeministrin si dhe zyrtarë të tjerë të vendit.

Një zyrtar i lartë i qeverisë libaneze që ka preferuar që të mos identifikohet ka folur për agjensinë e lajmeve Reuters dhe është shprehur se Satterfield “ka zhvilluar bisedime me Izraelin përsa i përket çështjes së ndërtimit të murin dhe është shprehur se nuk ka vend për ndonjë shqetësim dhe se nuk po bëhet asnjë përpjekje për vënjen në jetë të një plani të këtillë.”

Burimi : Press TV/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne