Apeli për institucionet/Basha: Veproni sa s’është vonë, varet paqja sociale

Në deklaratën për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha kërkoi nga institucionet të veprojnë sa nuk është vonë, pasi u shpreh nga veprimi apo mos veprimi i tyre, sot nuk varet vetëm zbatimi i ligjit por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.

“Nga mosveprimi juaj sot varet stabiliteti i vendit dhe paqja sociale. Thirrje policëve të ndershëm të mos rreshtohen para kryeministrit me kokën ulur, mos lejoni të trajtoheni si shërbëtorë të krimit. Por rreshtohuni krah kolegëve tuaj kurajoz që e denoncojnë atë.’ u shpreh me tej kryedemokrati.

“Thirrje gazetarëve të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Thirrje edhe socialistëve të ndershëm të distancohen, mos lejojnë që partia e tyre të kthehet në organizatë kriminale, që ka marr peng shtetin” tha më tej Basha ndërsa garantoi se Partia Demokratike dhe opozita nuk tërhiqen nga beteja jetike për çlirimin e shoqërisë nga krimi

“Beteja e nisur do te shkoje deri ne fund Shumë duan zgjidhje të menjëhershme por ju siguroj se fitorja ndaj pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt.”

Burimi: BalknaWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne