Apeli i policisë: Mos hipni në makinë të dehur, çdo rrugë e monitoruar

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Erion Ahmeti i bëri thirrje drejtuesve të makinave të tregojnë kujdes në timon. Ahmeti u shpreh se nuk do të ketë tolerime për asnjë drejtues që është nën efektin e alkoolit apo që përdor celularin. Në të gjitha rrugët do të ketë policë në gatishmëri.

“I bëjmë apel drejtuesve të mjeteve të festojnë, por të mos konsumojnë alkool, ose të konsumojnë alkool por të përdorin shërbimin publik dhe të mos drejtojnë automjetet në ndikimin e alkoolit. Shërbimi i Policisë Rrugore është i planifikuar për mbarëvajtjen e aktivitet. Në të gjitha akset janë në gatishmëri efektivë. Policia Rrugore është e orientuar nga të gjitha shërbimet. Nuk do të lejojë përdorimin e alkoolit, përdorimi i telefonave. Ky është apeli i Policisë Rrugore. ”- tha Ahmeti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne