Apelohet vendimi, Prokuroria kërkon burg për Tahirin

Prokuroria për Krimet e Rënda ka apeluar këtë të enjte vendimin e caktimit të masës së sigurisë arrest shtëpie, ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Masa arrest shtëpie u caktua të shtunën nga Gjykata për Krimet e Rënda, ndonëse Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ish-zyrtarin e lartë.

Sipas ABC News, prokurorët e çështjes kanë depozituar në Apel kërkesën e tyre për arrest me burg ndaj Tahirit, pasi akuza pretendon se ka prova të reja ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, mbi bazën e të cilave kërkon këtë masë.

Sipas prokurorisë, Tahiri ka mundësi të prishë provat dhe të ndikojë mbi dëshmitarët.

Por avokati Maks Haxhia e ka cilësuar të pabazë masën arrest shtëpie, duke paralajmëruar që ditën e parë ankimimin e saj në Apel.

Mbi Tahirin rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne