Nga: Nexhat Ibrahimi

Aqif Blyta u lind më 1887 në Novi Pazar, Sanxhak. Ishin me prejardhje nga Gjakova. Pas mësimeve fillestare shkoi në Stamboll, ku kreu Gjimnazin e Izmirit dhe Akademinë Ushtarake në Stamboll. Pastaj u kthye në vendlindje dhe më 1919 në Shkup mori pjesë në formimin e organizatës Xhemijet. Ishte aktiv në politik, sidomos ishte kundër shpërnguljes së popullatës muslimane.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

32