Arabet i japin miliarda katolikut Pal Leka per ndertimin e rruges Prishtine-Mitrovice

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, ka qenë kryetema e takimit të ministrit të Infrastrukturës në Kosovë, katolikut Pal Lekaj, me përfaqësuesit e Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, në krye me Abdullah Al-Shoaibi.

“Ne ju premtojmë që pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë këtë projekt, nuk do të ketë më pengesa dhe ju premtojmë që do të kemi një partneritet të ngushtë bashkëpunimi në mes nesh,” tha ministri Lekaj, raporton Kosovapress.

Ndërsa përfaqësuesi i Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite ka njoftuar ministrin Lekaj se është aprovuar kërkesa për financimin edhe të 5 kilometrave të rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

“Ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që deri tash ka pasur ministria juaj me ne lidhur me këtë projekt. Shpresojmë që edhe më tutje të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë bashkëpunim me projekte tjera të përbashkëta,” tha Abdullah Al-Shoaibi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne