Arabët injorantë lëvdata për Trump: “Abu Ivanka, ne të duam”

Në mediat sociale, arabët po mbulojnë presidentin amerikan Donald Trump me falenderime dhe lëvdata, pasi ky i fundit urdhëroi sulmin e parë të drejtpërdrejtë ushtarak kundër forcave qeveritare siriane.

Shtetet e Bashkuara sulmuan një bazë ajrore siriane në orët e para të së premtes, pas sulmit me armë kimike mbi një qytet që ishte nën kontrollin e rebelëve.

Menjëherë më pas, disa përdorues arabë të medieve sociale filluan t’i referoheshin presidentit si “Abu Ivanka” (Babai i Ivankës), në shenjë respekti dhe vlerësimi. Të tjerë i referoheshin atij si “Abu Ivanka al Amreeki”, (Babai amerikan i Ivankës), duke i vendosur atij edhe një mjekër besimtari.

Por disa ishin edhe kritikë ndaj lëvizjes së presidentit dhe motiveve që qëndrojnë pas saj. Një përdorues i kishte bërë Trumpit një makiazh arab, me një imazh të tij, me një kapelë tradicionale në kokë, shoqëruar nga fjalët “Ne të duam”.

Trumpi cilësohej gjithashtu edhe si “njeri i fjalës”, me një përdorues që shkruante, “Ti bëre në pak muaj atë që Obama nuk mundi ta bënte në 8 vite”.

“15 avionë që do të kishin vrarë me mijëra sirianë janë shkatërruar”, thotë një përdorues, duke ndryshuar foton e tij të profilit në “Facebook” me një amalgamë të imazhit të Trumpit dhe flamurit amerikan.

Një aktivist në Idlib, ndërkohë, donte edhe më shumë, duke i kërkuar presidentit amerikan të vazhdojë e të godasë Assadin. Të tjerë thonin se nuk e kishin menduar se kjo ditë do të vinte dhe falenderonin Trumpin, pasi kishte bërë atë që asnjë sundimtar arab frikacak nuk mund ta bënte.

“Shpresa po rikthehet në zemrat tona. Faleminderit Trump”, shkruante një sirian. Sidoqoftë, ka edhe nga ata që mendojnë se Trump ka zbuluar parimin magjik të politikës amerikane: kur gjërat shkojnë keq në shtëpi, nis një aventurë ushtarake në Lindjen e Mesme./ fol.mk

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne