Arabët do të ishin super fuqi nëse s’do vriteshin me njeri-tjetrin

Disa vende arabe, me në krye Arabinë Saudite janë të mërzitura me Katarin, i cili sipas tyre ka mbështetur terrorizmin duke bërë që të ndërpresin marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike me këtë shtet, ndërkohë që në lidhje me këtë krizë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale postime se si mund të ishte situata nëse arabët s’do të grindeshin me njeri-tjetrin.
Flitet për një bashkim të të gjithë arabëve nën një çadër me emrin Shtetet e Bashkuara Arabe, pas së cilës do të shfaqej kjo panoramë:

– Siperfaqa 13 milionë e 500 mijë km2, e dyta pas Rusisë.
– Ushtria, sipas statistikave aktuale, do të përbëhej nga 4 milionë ushtarë, 9 mijë aeroplanë luftarak, 4 mijë helikopterë, 19 mijë tanke, 51 mijë makina lufte (e para në të gjithë botën me baze popullesie).
– Popullësia, 385 milionë.
– Bujqësia, vetëm Sudani llogaritet që posedon arë të punuar 84 milionë, hektarë.
– Energjitika, vetëm 8% e shkretetirës së Libisë nëse mbulohet me pllaka diellore, arrin kuoten 20 milionë gigaëatt/ore, që do të mjaftojë për të mbuluar të gjithe tokën me energji elektrike.
– Prodhimi i naftes së Shteteve të Bashkuara Arabe, do të ishte 24 milionë barrela në ditë, ose 32 % e prodhimit botëror.
– Zekati prej 2.5 % të vlerës së kapitalit të konservuar, llogaritet në 29 miliardë USD çdo vit.

Kjo shume mjafton për të:
Ndërtuar 25 qytete çdo vit, me nga 1 milionë banorë secili.
Ndërtuar 10 spitale me nga 550 shtretër, çdo 6 muaj.
Ndërtuar 20 shkolla me nga 3 mijë nxënës secila, çdo 6 muaj.
Ndërtuar 3 aeroporte me kapacitet 10 milionë persona për çdo vit për çdo aeroport.
Ndërtuar 7 universitete, çdo vit, per 25 mijë studentë për universitet.

Amir Ahmeti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne