“Arabia Saudite armët që i merr nga Belgjika i përdor në Jemen”

Sipas një hulumtimi të publikuar nga disa media dhe organizata joqeveritare në Belgjikë, Arabia Saudite, armët dhe municionet ushtarake që i importon nga Belgjika, i përdor në luftën në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Janë publikuar rezultatet hulumtimit “Armët e Belgjikës”, realizuar nga organet e shtypit belg Le Soir, Knack dhe VRT, në bashkëpunim me platformat hulumtuese Bellingcat dhe Lighthouse.

Hulumtimi zbuloi se automjetet e blinduara Piranha LA-25, pushkët automatike dhe avionët luftarak dhe cisternat e Airbus A330 të prodhuara me teknologji belge, të cilat Arabia Saudite i ka importuar nga Belgjika i ka përdorur në Jemen.

Më tej në hulumtim bëhet e ditur se armët janë dërguar tek Garda Kombëtare Saudite, grup i cili nuk është aktiv vetëm në Arabinë Saudite, por edhe në luftën në Jemen.

– Eksporti i armëve ka vazhduar edhe pas vrasjes së Khashoggit

Rajoni i Valonisë në Belgjika që zhvillonte eksporte të armëve në Arabinë Saudite, kishte njoftuar se nuk do të kenë marrëveshje të re me Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Khashoggi, kontribues i gazetës The Washington Post, u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Por grupi hulumtues që ekzaminoi dokumentet e portit Anvers ku zhvillohen eksportet, zbuloi se këtë vit nga Valonia në drejtim të Arabisë Saudite janë bërë 3 herë eksporte të pajisjeve ushtarake.

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana. Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite mbështet qeverinë jemenase kundër Huthive prej marsit të vitit 2015./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne