Arabia Saudite arreston biznesmenin miliarder palestinez

Biznesmeni miliarder palestinez, Sabih El Masri, u arrestua në Arabinë Saudite.

Biznesmeni miliarder me origjinë palestineze dhe nënshtetas i Jordanisë dhe Arabisë Saudite, u mor nën arrest në Riad, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një mbledhje.

Drejtori i Bankës Arabe me qendër në Jordani, Sabih Masri, shkoi për herë të parë në Arabinë saudite që nga arrestimi për korrupsion i qindra personave, ndër të cilët edhe princat dhe ministrat, nga ana e Princit Trashëgimtar.

Mësohet se Masri, për të cilin dihet se ka lidhje të afërta me Mbretin Abdullah të Jordanisë, u paralajmërua nga të afërmit për të mos shkuar në Riad.

Biznesmeni palestinez, që u arrestua në aeroport ndërsa ktheheshi nga Riadi për në Amman, nuk mundi të marrë pjesë në mbledhjen e bordit drejtues të bankës ditën e mërkurë.

Masri i telefoni të afërmve të tij dhe i informoi në lidhje me gjendjen.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne