Arabia Saudite do të kthej Katarin në “shtet ishull”

Arabia Saudite ka konfirmuar qëllimin e saj që të hap kanalin përgjatë kufirit me Katarin, me të cilin do të izolonte Katarin nga toka dhe do ta shndërron atë në shtet ishull, ka deklaruar këshilltari në rangun e ministrit Saud al Kahtani. “Si qytetar i mbretërisë saudite, gëzohem për detajet e përparimit të projektit të ndërtimit të kanalit përgjatë Katarit, Ky është projekti më i madh historik që do të ndryshojë gjeografinë e rajonit”, ka cek Saud al Kahtani.

Arabia Saudite ka shpall konkursin për projektin e ndërtimit të kanalit në vlerë prej 746 milion dollar, në gjatësi prej 60 km në veri të vendit. Fituesi i konkursit do të dihet në shtator të këtij viti. Zbatimi i projektit do të duhej të zgjas 1 vit. Është parashikuar që gjerësia e kanalit të jetë 200m, ndërsa thellësia 15 gjer në 20 m. Kanali do të hapej në distancë prej 1 gjer në 5 km nga kufiri zyrtar me Katarin.

Hapësira e mbetur mund të jepej në përdorim Ministrisë së mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe ushtarëve kufitar të cilët do të ruajnë sigurinë e vendit. Në brigjet e kanalit do të ndërtoheshin hotelet dhe sanatoriumet, vilat, vend ankorimet për jahtet, infrastruktura për rekreacionet dhe sportet ujore. Në brigjet e kanalit parashihet ndërtimi i tri limaneve detare të cilët do të mund të pranonin anijet e mëdha për lundrim.

Arabia Saudite , Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti me 5 qershor 2017 kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke akuzuar atë se po e mbështet terrorizmin dhe po përzihet në punët e tyre të brendshme. Pas kësaj “katërshja arabe” ka futur sanksionet ekonomike dhe bllokadë transportuese Katarit. Shtetet e lartcekura kanë mbyllur edhe hapësirën ajrore për avionët kataras.

“Katërshja” e lartcekur ka dorëzuar ultimatumin Katarit me listën e kërkesave të cilën Doha i ka konsideruar të pazbatueshme dhe ka kërkuar revizionin e tyre. Lista e kërkesave ka parapa zvogëlimin e nivelit diplomatik me Iranin, mbylljen e kanalit televiziv Al Jazeera dhe ndërprerjen e bashkëpunimit ushtarak me Turqinë, të cilën gjë Doha i ka refuzuar.

Burimi : LOGIČNO/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne