Arabia Saudite do të përballet me një Turqi që mbështet Iranin

Eksperti i Bangladeshit, Halid ibn Muneer argumentoi se gjendja gjeo-politike e paparashikueshme në Lindjen e Mesme do të jetë shkak për vendosjen e Arabisë Saudite përball aksit Turqi-Iran.

Muneer i cili tha se vija e frontit mes arabëve dhe turqve nuk ofron asnjëherë mundësi për një konvergjencë të qetë midis Riadit dhe Ankarasë, në artikullin e shkruar për Asian Times, ai shkroi se me frontin vehabist në Riad, kriza e Katarit e vuri edhe njëherë përball afërsinë Vëllazërinë Muslimane Selefite në Ankara.

‘ËNDRRA OSMANE E TURQISË ËSHTË NJË SFIDË E DREJTPËRDREJT KUNDËR RIADIT’

Muneer theksoi se ëndrra e Turqisë për të formuar përsëri Perandorinë Osmane, është një sfidë e drejpërdrejt kundër përpjekjeve të sauditëve për të formuar hegjemoni në rajon.

‘ÇËSHTJA KURDE MUND T’I TAKOJ ANKARANË DHE TAHRANIN NË NJË PIKË TË PËRBASHKËT’

Sipas Muneerit i cili vuri në dukje se në ekuacionin në fjalë, është përqëndruar në sektin shiit të Iranit, çështja kurde ka potencial për të takuar në një pikë të përbashkët Turqinë dhe Iranin shiit.

Muneer i cili tha se përderisa Turqia dhe Irani i shohin kurdët si armiqë dhe kërcënim sovraniteti, Arabia Sudite i’u ka afruar kurdëve si një mjet themelor në çështjen e formimit të popullsisë mbi popujt jo-arab në Lindjen e Mesme, theksoi se kurdët të cilët e pranojnë sunizmin në shkallë të madhe, janë brenda një mosmarrëveshjeje të dukshme me Turqinë dhe Iranin.

Në këtë kontekst, Muneer i cili i’u referua rolit të bllokut kurd në Siri, vazhdoi shkrimin e tij kështu: “Shfaqja si një aktor i rëndësishëm në këtë vend i bllokut kurd sirian të mbështetur nga ana e PYD-së, e detyroi Turqinë që të rishikoj politikën e Lindjes së Mesme. Edhe Irani po ndjek me shqetësim praninë e kurdëve në Siri dhe Irak. Sepse kjo do të ngulit në mendje dëshirën e kurdëve iranian për revoltë. Teherani që nga tani, e ka akuzuar Riadin për nxitje të konfliktit.”

‘TURQIA DHE IRANI JANË TË DETYRUAR T’I MBAJNË KURDËT NËN KONTROLL’

Në pjesën e fundit të shkrimit të tij, Muneer kërkoi përgjigje për pyetjen se çfarë mund të presin sauditët nga Turqia dhe Irani. “Rritja e bashkëpunimit midis Ankarasë dhe Teheranit ka qenë e mundur falë bashkëpunimit të bërëmes dy vendeve në Siri. Duke kuptuar se integrimi rajonal i shërben interesave të përbashkëta, të dy vendet po shkëmbejnë edhe inteligjencën ushtarake për luftimin e kërcënimeve” – tha Muneer, duke vazhduar shkrimin e tij kështu: “Mbajtja e kurdëve nën kontroll është e detyrueshme për Turqinë dhe Iranin nga pikëpamja e mbrojtjes së integritetit territorial. Për të vazhduar dominimin e tij mbi shiitët, Irani do t’a pranoj udhëheqjen e Turqisë në botën sunite, pavarësisht Arabisë Saudite. Në vend të një Arabie Saudite rrënjësisht të paparashikueshme, Irani do të zgjedh një Lindje të Mesme më miqësore dhe që ka një pikëpamje negative ndaj kurdëve. Kur shikohet nga kjo pikëpamje, për të parandaluar rritjen e kurdëve në rajon, nuk mund të përjashtohet mundësia për një lëvizje të përbashkët Turqi-Iran. Në këtë mënyrë, Riadi do të përballet me një Turqi e cila e mbështet Iranin.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne