Arabia Saudite drejt izolimit dhe humbjes së respektit, shkak janë politikat e saj

Gazeta angleze Middle East Eye në një artikull të saj shkruan se pamundësia dhe dobësia Arabisë Saudite në politikat rajonale dhe të huaja, janë bërë shkak për humbjen e respektit ndaj Riadit dhe drejtimin e këtij vendi drejt izolimit total.

Këtë e tregon edhe niveli i marrëdhënieve të Turqisë me Arabinë Saudite. Turqia edhe pse mundohet të ruajë nivelin e marrëdhënieve të saj diplomatike me Arabinë Saudite, ajo në kontestin mes Riadit dhe Dohas është gjendur pranë Katarit duke dërguar trupa ushtarake në këtë vend. Më 17 dhjetor, gazeta saudite Okaz botoi një artikull mbi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ishte një sulm i ashpër, veçanërisht personalisht ndaj kreut të shtetit turk. Artikulli thotë se Presidenti Erdogan kishte mbështetur “pa mend”  lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane dhe kishte “provokuar” vendet e Gjirit Persik duke mbështetur Katarin në një mosmarrëveshje me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu, Okaz vuri në pikëpyetje “mençurinë” e kreut turk dhe në thelb e akuzoi atë për ekspansionizëm duke kërkuar të “ringjallë” Perandorinë Osmane. Këta janë paraardhësit e Erdoganit dhe e kaluara e tyre me arabët,” thuhet në postimin origjinal. Tensionet midis shteteve arabe, të udhëhequra nga Arabia Saudite dhe Turqisë nuk janë të paprecedentë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne