Arabia Saudite hapi për herë të parë hapësirën ajrore të Saudisë për fluturimet në Izrael

Mbretëria e Arabisë Saudite hapi për herë të parë hapësirën ajrore të Saudisë për fluturime të drejtpërdrejta në Izrael.

U hap një faqe e re në aleancën saudite-izraelite kundër Iranit. Mbretëria Saudite ka lejuar fluturimet e drejtpërdrejta të kompanisë ‘Air India’ të Indisë në Izrael, përmes hapësirës ajrore.

Duke folur për gazetën Haaretz, burimet në sektorin ajror izraelit thanë se Arabia Saudite ka lejuar që ‘Air India’ të realizojë fluturime të drejtpërdrejta përmes hapësirës ajrore të saj, nga Nju Delhi i Indisë në Tel Aviv të Izraelit.

U VËRTETUAN MARRËDHËNIET E NXEHTA

Duke vënë në dukje se kjo është bërë për herë të parë, Haaretz gjithashtu theksoi se kjo do të thotë se Rijadi pranon publikisht se është në marrëdhënie të ngrohta me Izraelin.

TRUMP KA FLUTURUAR DREJTPËRDREJT NGA RIJADI NË TEL AVIV

Hapësora ajrore e Saudisë ka qenë e mbyllur për 70 vjet për aeroplanët izraelitë si dhe për aeroplanët që vinë në Izrael nga vendet tjera. Sipas Haaretz, në vitet e fundit kjo ka pasur dy përjashtime: Presidentët e SHBA-së, Xhorxh W. Bush dhe Donald Trump fluturuan direkt nga Izraeli në Arabinë Saudite me Air Force One.

FLUTURIMI DO TË SHKURTOHET, BILETA DO TË LIROHET

Haaretz theksoi se me lejën e Saudisë, fluturimet nga India në Izrael do të shkurtohen për dy orë dhe biletat do të shiten më lirë sepse do të shpezohet më pak karburantë.

GODITJE PËR ‘EL ALA’-NË

Është parashikuar se ky hap historik do të ndikoj negativisht në linjën ajrore zyrtare të shtetit të Izraelit, El Al Airlines, e vetmja kompani e cila aktualisht fluturon drejtpërdrejt në Indi.

El Al merr 8 orë që të ngritet nga Aeroporti i Ben Gurionit, të kthehet në Indi nga Deti i Kuq dhe jugu i Jemenit dhe të zbres në aeroportin e Mumbait.

MODI ‘E BINDI’ LINJËN E SAUDISË

Në këtë zhvillim historik kanë ndikuar gjithashtu marrëdhëniet e ngushta të kryeministrit indian Narendra Modi me Izraelin dhe Arabinë Saudite. Sipas Haaretz, pengesat lidhur me linjën e Arabisë Saudite u zgjidhën duke u bërë marrëveshje inkurajuese për aviacionin në vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut muajin e kaluar në Indi.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne