Arabia Saudite ka më shumë naftë sesa mendohej

Arabia Saudite, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, tha se rezervat e saj të naftës arritën në 268.5 miliardë fuçi, një shifër shumë më e lartë se sa mendohej më parë Riad më parë ka raportuar rreth 266.3 miliardë fuçi. Ministria e Energjisë Saudite njoftoi gjithashtu rritje të rezervave të gazit.

Ministri Halid al-Falih tha sot se kostoja e shfrytëzimit të këtyre rezervave është ndër më të ulëtat në botë dhe se ato janë më fitimprurëse. Kjo deklaratë vjen në kohën e krijimit të planeve për një dalje të mundshme në tregun e aksioneve të kompanisë së naftës saudite Aramko, ndonëse al-Falih tha se privatizimi eventual i aksioneve të Aramko nuk do të përfshinte rezervat e naftës së mbretërisë ultra-konservatore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne