Arabia Saudite kërkon të rregullojë imazhin, pasi vrau Khashoggin liron princin disident

Arabia Saudite ka liruar nga burgu një kritik të shquar të princit të kurorës Muhamed bin Salman pas zemërimit ndërkombëtar ndaj vrasjes së një gazetari disident, që shumë besojnë se u urdhërua nga trashëgimtari i fronit.

Princi Khalid bin Talal, vëllai i princit të pasur dhe të fuqishëm, Al-Waleed bin Talal, u lirua nga burgu të shtunën, thanë anëtarët e familjes. Ai u arrestua në janar për shkak se kritikoi “hetimet për korrupsion” që filluan vitin e kaluar në kuadër të të cilit u arrestuan një numër i madh i princave, ministrave dhe biznesmenëve në Arabinë Saudite. Më tej thuhet se Halid është princi i parë i liruar në kuadër të “hetimeve për korrupsion”. Burimet thonë se kjo është një përpjekje për zbutjen e kritikave dhe presioneve ndaj Arabisë Saudite pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Një burim nga familja mbretërore saudite ka thënë se “Qeveria saudite dëshiron që të tregojë se ka ndryshuar dhe se po ndërmerr hapa serioze në këtë drejtim. Lirimi i Princit Halid është shumë simbolike. Ai u arrestua sepse e kundërshtoi Princin trashëgimtar Muhamed bin Salman”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne