Arabia Saudite mbyll edhe korridorin “Silva” me Katarin

Pas afatit 14 ditor të Arabisë Saudite që u ka dhënë shtetasve të Katarit për tu larguar nga territori i Arabisë Saudite, Riadi ka mbyllur edhe korridorin kufitar “Silva” i cili është rrugë e vetme tokësore që e lidh Dohan me botën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta “Al-Hajat” e Arabisë Saudite në një raport të sotshëm, ka shkruar se korridori kufitar “Silva” gjatë këtij viti kishte një qarkullim me 37.267 udhëtarë. Arabia Saudite pas ndërprerjes së marrëdhënieve të saj me Katarin, u ka dhënë ultimatum 14 ditor shtetasve të Katarit që të largohen nga territori i këtij vendi. Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti më pesë qershor kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin. Këto vende shkakun e ndërprerjes së marrëdhënieve të tyre me Katarin e kanë deklaruar mbështetjen e këtij vendi ndaj terrorizmit. Kriza në marrëdhëniet e Katarit dhe të disa vendeve arabe ka filluar në kohën kur Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti duke pretenduar se Katari po mbështet terrorizmin dhe ekstremizmin si dhe po ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera, ndërprenë marrëdhëniet politike dhe diplomatike të tyre me Katarin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne