Arabia Saudite ndalon transmetimin e serialeve turke

Një rrjet i madh satelitor i Lindjes së Mesme ka ndalur transmetimin e serialeve turke, viktimave më të fundit të argëtimit në politikën e paqëndrueshme të rajonit.

Grupi MBC i bazuar në Dubai ndërpreu transmetimin e serialeve të njohura turke në gjuhën arabe më 1 mars, një vendim që erdhi menjëherë pasi shefi, Waleed al-Ibrahim u lirua nga mbajtja në arrestim nga autoritetet saudite.

Media në Abu Dhabi, së pari e njoftoi vendimin në edicionin e saj të së hënës.

Rrjeti nuk pranoi të diskutojë se kush e mori vendimin, por marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë në një nivel të ulët. Turqia mbështeti Katarin pasi Arabia Saudite dhe tre vende të tjera arabe i bënë bllokadë Katarit.

“Ka një vendim që ndalon shitjet e të gjithë serialeve turke në rajon”, tha zëdhënësi i MBC, Mazen Hayek për The Associated Press të hënën.

“Nuk mund ta konfirmoj se kush e mori vendimin”.

Hayek nuk pranoi të thoshte nëse vendimi erdhi nga brenda menaxhimit të MBC ose jashtë transmetuesit.

Zyrtarët turq nuk kanë bërë asnjë koment të menjëhershëm mbi vendimin e MBC.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne