Arabia Saudite nënshkruan kontratë 193 milionë dollarë për blerje armësh nga amerikanët

Kompania amerikane “Sikorsky” ka deklaruar se Arabia Saudite ka nënshkruar një kontratë 193 milionë dollarë me këtë kompani për blerjen disa helikopterëve luftarakë.

Sipas faqes informative Al-Ahd, Arabia Saudite ka miratuar këtë kontratë të re me këtë kompani amerikane për blerjen e armëve. Në bazë të kësaj kontrate, kompania amerikane “Sikorsky”, do t’i shesë Arabisë Saudite 17 helikopterë luftarakë “Black Hawk”. Sipas kësaj kontrate, Arabia Saudite 8 helikopterë luftarakë të këtij lloji do t’i vendosë në dispozicion të Gardës Kombëtare dhe 9 helikopterë të tjerë do t’i vendosë në dispozicion të forcave speciale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne