Arabia Saudite: Nuk ka nevojë për bazë ushtarake turke

Arabia Saudite tha të shtunën se një bazë ushtarake turke e ngjashme me atë të ndërtuar në Katarin fqinj nuk do të ishte i mirëpritur në Mbretërinë Saudite, duke këmbëngulur se ” Nuk është e nevojshme “.

Deklarata erdhi pasi kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ai kishte ofruar të ndërtonte një bazë ushtarake në Mbretërinë Muslimane, në Katar.

Ankaraja është në ballë të përpjekjeve për të shuar një krizë diplomatike që udhëhoqi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, si dhe Egjiptin dhe vende të tjera, për të shkëputur lidhjet me Katarin, i cili është aleat i fortë i Ankarasë.

“Mbretëria e Katarit tha se nuk mund të lejojë që Turqia të krijojë një bazë ushtarake në territorin e saj”, tha një deklaratë e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SPA.

Deklarata, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar, tha se Arabia Saudite “nuk ka nevojë për një gjë të tillë”, duke shtuar se forcat e saj të armatosura dhe aftësitë ushtarake janë “në standardet më të mira”.

Burimi : AFP/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne