Arabia Saudite për të tretën herë ndalon pelegrinët jemenas

Ministria e vakëfeve dhe pelegrinazhit në Jemen, njoftoi se shteti i Arabisë Saudite insiston në pengimin e futjes së pelegrinëve jemenas në Arabinë Saudite për të kryer ceremoninë e Haxhit.

Abdullah Ahmer, ka thënë se Arabia Saudite për të tretin vit radhazi ka privuar pelegrinët dhe haxhinjtë jemenas që të marrin pjesë dhe kryejnë ritet e tyre fetare në ceremoninë e Haxhit. Amer ndër të tjera vuri në dukje se Arabia Saudite me të tilla veprime po i shërbim armiqve të islamit duke politizuar çështjen e Haxhit. Ai gjithashtu dënoi ashpër veprimet e mercenarëve sauditë të cilët ceremoninë e Haxhit dhe dërgimin e pelegrinëve e kanë kthyer në një tregti. Ministri Amer tha se ata përfaqësues që njihen si përgjegjës për ceremoninë e Haxhit dhe bashkëpunojnë me mercenarët sauditë, kryejnë shkelje të ligjit dhe të normave të caktuara për ceremoninë e Haxhit. Vlen të theksohet se edhe Siria ka akuzuar Arabinë Saudite për politizimin e çështjes së Haxhit dhe ndalimin e pelegrinëve sirianë nga pjesëmarrja në ceremoninë e Haxhit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne