‘Arabia Saudite Tender për Çentrale Bërthamorë’

KHOBAR: Arabia Saudite në fillim të muajit të ardhshëm pritet të nisë një proces tenderi për reaktorët e saj të parë bërthamorë ku në tender priten të marrin pjesë vende potencialë të kësaj fushe përfshirë Korenë e Jugut, Francën dhe Kinën, thanë burime të industrisë.

Eksportuesi kryesor i naftës në botë dëshiron që vitin e ardhshëm të fillojë ndërtimin e dy impianteve me një kapacitet total prej deri në 2.8 gigawatt, thanë tre burime të industrisë, duke njekur fqinjin e saj te Gjirit Emiratet e Bashkuara Arabe në kërkimin e energjisë atomike.

Kjo do ta bëjë atë vendin e dytë në botën arabe që prek fuqinë bërthamore si një mënyrë për të diversifikuar furnizimin e saj të energjisë për 32 milion banorët e saj. Impianti i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të vihet në pune vitin e ardhshëm pas disa shtyrjeve.

Megjithëse një ofertë e mundëshme saudite me shumë miliarda dollarë do të ishte më e vogël se ato oferta që më parë konsideroheshin në Indi dhe Afrikën e Jugut. Xhepat e thellë të Arabisë Saudite dhe mungesa e ndonjë lëvizjeje anti-bërthamore në vend mund ta bënte atë një nga perspektivat më të forta për industritë që po luftojnë për kontrata pas katastrofës bërthamore të vitit 2011 në Fukushima, Japoni.

“Konkurrenca do të jetë e ashpër”, tha një burim i industrisë, duke shtuar se Arabia Saudite pritej tu dërgonte në tetor furnizuesve një kërkesë për informacion (RFI), duke shënuar fillimin zyrtar të procesit të tenderit pas studimeve të fizibilitetit.

Arabia Saudite ka të ngjarë që javën e ardhshme në Vienë, të japë më shumë detaje mbi planet në konferencën e përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e cila eshte mbikqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, thanë burimet./ Gazeta Impakt

burimi:dawn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne